Meta me kandidatin e PD, Igli Cara: Programi i tij u jep zgjidhje problemeve të rënda të një drejtimi të dështuar 23-vjeçar në Durrës

149
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një mbledhje të Kryesisë së Partisë të Lirisë në Durrës ka pasur në krah të tij dhe kandidatin e PD për Bashkinë e qytetit, Igli Cara, duke vlerësuar figurën e tij se “modeli bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, që sjell Igli Cara, është pikërisht ai që i ka munguar Bashkisë deri më sot”.

Meta ka theksuar se programi i Igli Carës “u jep zgjidhje problemeve të rënda që janë pasojë e një drejtimi të dështuar 23-vjeçar të këtij qyteti me potenciale dhe resurse të jashtëzakonshme për zhvillim”.

“Asgjë nuk do të bëhet fakt i kryer me arrogancë por vendimet do të konsultohen me grupet e interesit, ekspertët më të mirë të qytetit dhe komunitetin”.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të kishim të ftuar në mbledhjen e Kryesisë së Partisë të Lirisë në Durrës edhe Kryetarin e ardhshëm të Bashkisë, Igli Cara.

Programi i Igli Carës u jep zgjidhje problemeve të rënda që janë pasojë e një drejtimi të dështuar 23-vjeçar të këtij qyteti me potenciale dhe resurse të jashtëzakonshme për zhvillim.

Modeli bashkëpunues dhe gjithëpërfshirës, që sjell Igli Cara, është pikërisht ai që i ka munguar Bashkisë deri më sot.

Asgjë nuk do të bëhet fakt i kryer me arrogancë por vendimet do të konsultohen me grupet e interesit, ekspertët më të mirë të qytetit dhe komunitetin.