“Merrte 1200 € për person”, Policia arreston 37-vjeçarin në Korçë: E kapëm në flagrancë, po trafikonte nëntë emigrantë në “Range Rover”

371
Sigal

Policia e Korçës ka arrestuar sot një 37-vjeçar nga Berat, pasi akuzohet se trafikonte emigrantë nga Greqia në Shqipëri. Në një postim për mediat, Policia bën me dije se ka finalizuar sot operacionin “Perimetri” dhe në pranga ka rënë  N. S., 37 vjeç, banues në fshatin Vodicë, Berat.

Ai u kap në aksin rrugor rural Qafë Plloçë-Qukës, pranë fshatit Golik, duke transportuar me mjetin tip “Range Rover”, në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 1000-1200 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

NJOFTIM I PLOTË

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”. Në vijim të këtij operacioni goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Kapet duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

trukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– N. S., 37 vjeç, banues në fshatin Vodicë, Berat, i cili u kap në aksin rrugor rural Qafë Plloçë-Qukës, pranë fshatit Golik, duke transportuar me mjetin tip “Range Rover”, në drejtim të Tiranës, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 1000-1200 euro iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.