“Refuzoj punët e shtëpisë”, gratë në Tiranë protestë para Drejtorisë së Policisë në Ditën Ndërkombëtare të Grave

690
Sigal

Ditën e sotme në Tiranë një grup grash kanë nisur marshimin drejt Drejtorisë së Policisë në kërkim të të drejtave të grave.

Me parrulla në duar “Jemi gra, duam të drejta”, ato po marshojnë ditën e sotme duke ngritur zërin në Kuadër të Ditës Ndërkombëtare të grave.

Këtë marshim e patën paralajmëruar më herët përmes një psotimi në rrjetet sociale ku shkruanin: Është momenti të luftojmë për të drejtat tona duke prishur barrierat dhe muret imagjinare qe na janë imponuar nga ideologjia dhe sistemet shtypëse. Është momenti të tregojmë të gjithë solidaritet dhe të bashkëpunojmë. Prandaj në datën 8 Mars marshojmë për barazi, edhe gjinore.

 

Ndërsa në një parrullë tjetër lexohet një tjetër mesazh:  Refuzoj punët e shtëpisë. Mesazhe këto nga  gratë që sot po marshojnë për drejtat e tyre.

Ndërsa mësohet se gratë do të mblidhen tek Drejtoria e Policisë dhe do të marshojnë në drejtim të kryeministrisë.

      

Save

Share