“Më qëlloi me automatik, më kërkoi që të bëja…”/ 47-vjeçari i plagosur në Theth rrëfen momentet e tmerrit (Policia identifikon autorin)

192
Sigal

Gëzim Ndrezaj ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Theth të Shkodrës.

Sipas burimeve autori, i cili ishte me një makinë, ka nxjerrë automatikun dhe e ka qëlluar një herë në këmbë. Ai thotë se ka pasur vetëm një të shtënë si dhe shton se autorin e njeh, pasi është banor i zonës.

“Ka edhe më keq. Autori më kërkoi të bëja një punë. I thashë se nuk kam mundësi. E njoh autorin, është vendali. Më plagosi me automatik. Ngjarja ndodhi para 10 minutave. Ai ishte me makinë. Më gjuajti një herë”, thotë i plagosuri.

Policia njofton se ka mbetur i plagosur shtetasi 47-vjeçar, Gëzim Ndrezaj, i cili u transportua me urgjencë drejt spitalit rajonal të Shkodrës. Raportohet se i plagosuri punonte si murator. Dyshohet se konflikti mes tij dhe autorit ka ndodhur për prishje pazari.