Më pak nxënës nisin vitin e ri shkollor në Korçë, mbyllen disa klasa të para

48
Sigal

Ditën e sotme ka nisur viti i ri shkollor 2023-2024 në të gjitha qarqet e vendit. Në qarkun e Korçës ajo që vihet re në nisje të shkollës është ulja e nxënësve për klasat e para me rreth 228 më pak se vitin e kaluar.

Për herë të parë në bankat e shkollës për këtë vit janë ulur 1526 nxënës ndryshe nga viti i kaluar kur numri i tyre shkonte në 1754 nxënës.Këtë vit edhe pse ka pasur ndryshime ligjore ku në klasën e parë janë regjistruar edhe nxënës të cilët ende nuk kanë mbushur moshën 6 vjecare duket se numri është tepër i ulët.

Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar e qarkut Korçë në një informacion për mediat ka pranuar rënien e numrit të nxënësve duke u shprehur se janë mbyllur rreth 7 klasa të para në disa shkolla por nuk ka shkolla të mbyllura.

Rënia e numrit të nxënësve do të sjellë edhe reduktim të orëve të mesuesve ku një pjesë e tyre mund të mbeten jashtë sistemit të punësimit në arsim.