“Më jep seks, të jap drejtësinë ?”  KLP në kolaps, duhet të shkrihet !

Avokati Ndue Pjetra shprehet se pas skandalit seksual në KLP, ky institucion duhet të shkrihet pasi ka shkelur çdo standard institucional, duke mos u shërbyer qytetarëve por epsheve të zyrtarëve. Kjo nuk është më drejtësi. Kjo është neveri. KLP tenton të lajë duart me skandalin seksual, ia “kalon topin” ILD-së; asnjë fjalë për Olger Eminajn! Para dhe seks për një vendim, ja si “Drejtësia e Re” u kthye në në “lodër erotike”! Duke lexuar iritimet e qytetarëve, zbulohet edhe paga e prokurorit duke u kthyer në meme: Qejfliu koprac i KLP-së, prokurori  me 43 mijë euro rrogë  ankohet për çmimin 100 euro të viagrave.

Qejfliu koprac i KLP-së, prokurori me 43 mijë euro rrogë vjetore ankohet për çmimin e viagrave

Sigal

Nuk të vë prangat për të të çuar në burg, por të vë prangat dhe të. Nuk është etike, por as jo njerëzore nuk është. Por, duke lexuar komunikimet në platformën Wahatsap mes prokurorit anëtar i KLP-së Olger Eminaj dhe denoncueses ndaj prokurores Rovena Zoto, më bënë përshtypje tre gjëra; Së pari, natyra koprace e prokurorit Eminaj, i cili ndonëse me pagë rreth 43 mijë euro në vit, shpreh habi dhe gati sa nuk ankohet për çmimin e viagrave. Madje, duke u çuditur që një pako viagra në Itali kushton 100 euro, prokurori pyet zonjën, para të cilës rreh gjoksin si hamshor, se sa kokërra ka pakoja. Imagjinojeni pak anëtarin e KLP-së duke numëruar kokërrat e pakos së viagrës dhe zonjën duke pritur para tij! A nuk meriton të dënohet për shpirtvogëlsi?! Së dyti, teksa e fton zonjën në një duel seksual, Eminaj i dërgon asaj herë pas herë biseda të tij me anëtarë të tjerë të KLP-së. Ndonëse shoqëruar me zemra dhe ndonjë rromuze të padëmshme, janë biseda normale mes kolegësh, kryesisht për mbledhjet. Nuk e kuptoj se çfarë vlere i shtojnë prokurorit në sytë e zonjës subjekt i epshit të tij, dërgimi i këtyre bisedave të zakonshme. Bisedat me kolegët Eminaj duket se i përdor për të plotësuar një boshllëk dhe kamufluar pasigurinë e tij para zonjës, të cilët gjithnjë i kujton pushtetin që ka për shkak të funksionit publik. Së treti, krahas organit gjenital, prokurori i dërgon zonjës denoncuese gjithnjë pamje nga zyra e tij, madje edhe Kodin Penal, me sa duket për t’i kujtuar asaj se po flet me një njeri të ligjit, për t’i ngjallur asaj ndoshta pak frikë, por edhe respekt. Përndezjet epshore prokurori i ndërthur gjithnjë me zyrën, ligjin, funksionin dhe mbledhjet zyrtare, tipar ky i njerëzve të vegjël dhe pa vetëbesim.

 Nga Ndue Pjetra

“Më jep seks, të jap drejtësinë?”  KLP në kolaps, a duhet të shkrihet?

SOMARIO: Avokati Ndue Pjetra shprehet se pas skandalit seksual në KLP, ky institucion duhet të shkrihet pasi ka shkelur çdo standard institucional, duke mos u shërbyer qytetarëve por epsheve të zyrtarëve.

Kjo nuk është më drejtësi. Kjo është neveri. Një denoncim publik, i bërë para gjithë shqiptarëve, ngre një akuzë që trondit çdo standard institucional: se drejtësia mund të kthehet në pazar, jo vetëm me para, por edhe me trupin e qytetarit. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë nuk kemi më sistem drejtësie. Kemi një sistem shfrytëzimi. Sepse ryshfeti të varfëron. Por abuzimi me pushtetin për favore intime të shkatërron. Dhe këtu nuk bëhet fjalë për një zyrtar periferik. Bëhet fjalë për majën. Për një institucion që duhej të pastronte sistemin  jo ta kalbte atë nga brenda. Këshilli i Lartë i Prokurorisë duhej të ishte garanci. Sot është dyshim. Dhe kur garancia kthehet në dyshim, sistemi ka rënë. Kaq e thjeshtë. Sepse një drejtësi që të detyron të nënshtrohesh, nuk është më drejtësi. Është përdorim i pushtetit për nënshtrim. Dhe kjo është forma më e rëndë e abuzimit. Sepse kur një qytetar me hall përballet me një zyrtar që e shfrytëzon atë hall, kemi kaluar nga ligji në grabitje morale. Kjo nuk ndodh rastësisht. Kjo ndodh kur nuk ka përgjegjësi.Kur kontrolli është formal. Kur institucionet zgjedhin të mbyllin sytë. Në këtë pikë, heshtja nuk është neutralitet. Është bashkëfajësi. Sepse çdo minutë pa reagim është një mesazh i qartë për qytetarët: Mund të të ndodhë edhe ty. Dhe askush nuk do të të mbrojë. Prandaj pyetja nuk është më nëse rasti është i vërtetë apo jo. Pyetja është: Çfarë do bëjë sistemi? Sepse nëse sistemi nuk reagon, atëherë është pjesë e problemit. Dhe kur institucioni bëhet problem, ai nuk reformohet.Ai shkrihet. A duhet të shkrihet KLP? Në këtë pikë, kjo nuk është më një pyetje retorike. Është një domosdoshmëri për të rikthyer besimin te drejtësia. Sepse një sistem që nuk mbron dinjitetin e qytetarit, nuk meriton të quhet drejtësi.

Ish-gjyqtarët kërkojnë rivendosje në detyrë pas dënimeve të ish-anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelit

SOMARIO: Ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët kërkojnë rishikimine vendimit pas përgjigjes së Starsburgut ku kërkohet rikthimi i tyre në detyrë pas përjashtimit nga sistemi i drejtësisë Shqiptare.

Procesi i vettingut ndaj drejtësisë është mbyllur, por dyert e Kolegjit të Posaçëm do të qëndrojnë hapur deri në qershor jo vetëm për shkak të mandatit, por edhe sepse po vihet re një fenomen i ri, ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë të shkarkuar kërkojnë rishikim të vendimeve duke u bazuar tek fakti që dy ish-anëtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelit janë gjetur fajtorë nga drejtësia. Nga 29 ish-gjyqtarë dhe ish-prokurorë që deri më tani kanë kërkuar rishikim vendimi pa pritur Strasburgun, pretendimet e 13 prej tyre do të shqyrtohen në dhomë këshillimi.

Kundërshtimi i të shkarkuarve ku insistohet rihapje procesi në Shqipëri lidhet drejtpërdrejt me dy ish-gjyqtarë të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Dacin dhe Ardian Hajdarin, të cilët kanë qenë pjesë e trupave në KPA që kanë vendosur t’i largojnë nga sistemi. Por të dy ata konsiderohen të emëruar si gjyqtarë pa ligj bazuar në qëndrimin e Strasburgut që duke i dhënë të drejtë ish-prokurorit Besnik Cani u theksua se Daci kishte marrë detyrën e gjyqtarit të Vettingut pa u kontrolluar e kaluara e tij që do të thotë ai nuk mund ta ushtronte një detyrë të tillë. Ish-gjyqtari i Vettingut Luan Daci u dënua me shërbim prove në Shqipëri për akuzën e falsifikimit të dokumenteve mbasi u provua se gjatë garës si gjyqtar i KPA kishte fshehur një vendim shkarkimi nga detyra prej ish KLD. Ndërkohë që ish-gjyqtari tjetër Ardian Hajdari ka bërë rekurs në gjykatën e lartë ndaj vendimit të Apelit që e dënoi me një vit shërbim prove për fshehje pasurie. Çdo vendim ku ata kanë marrë pjesë po kundërshtohet me rishikim nga të shkarkuarit, të cilët më herët i kishin denoncuar në SPAK për tu hetuar. Procesi i Vettingut zgjati tetë vit dhe kaloi në sitat e trefishta 805 gjyqtarë dhe prokurorë, prej të cilëve më shumë se  gjysma e tyre doli jashtë drejtësisë. Bëhet fjalë  442 subjekte prej tyre, nga të cilët  268 u shkarkuan, 105 u dorëhoqën dhe 49 dolën pa vendim final. Me mbylljen e Vettingut stafi kalon në kushtetuese ku do të jenë gjyqtarët kushtetues që do të shqyrtohen në kërkesat e tjera të rishikimit që do të depozitohen nga të shkarkuarit, ose vendime të mundshme të Strasburgut.

KLP tenton të lajë duart me skandalin seksual, ia “kalon topin” ILD-së; asnjë fjalë për Olger Eminajn!

 

Lidhur me rastin, KLP nuk ka mbajtur asnjë qëndrim. Madje nuk ka thënë asnjë fjalë për “kokën” e këtij skandali Olger Eminajn. Në deklaratë tenton të lajë duart, duke “ia kaluar topin” ILD-së, ku sipas tyre masat disiplinore i marrin ata.

 KLP-së i është kërkuar të reagojë për skandalin seksual që ka përfshirë këtë institucion, pasi anëtari i saj Olger Eminaj, i ka dërguar një denoncueseje, foto të organit seksual dhe ka zhvilluar biseda me përmbajtje seksuale, gjatë orarit të punës dhe brenda ambienteve të institucionit ku ushtron detyrën.

Skandali u publikua nga emisioni investigativ “Stop”, ku janë zbardhur mesazhet teksa Eminaj i kërkon shtetases R.M. vjagra, lodra seksi, madje dhe përgojon kolegët.

Lidhur me rastin, KLP nuk ka mbajtur asnjë qëndrim. Madje nuk ka thënë asnjë fjalë për “kokën” e këtij skandali Olger Eminajn. Në deklaratë tenton të lajë duart, duke “ia kaluar topin” ILD-së, ku sipas tyre masat disiplinore i marrin ata.

Në reagimin e KLP-së thuhet se “do të bashkëpunojë ngushtësisht me të gjitha institucionet, me qëllim trajtimin e kësaj çështjeje në mënyrë objektive, të paanshme dhe në përputhje me ligjin.”

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka ndjekur me shqetësim përmbajtjen e transmetuar gjatë emisionit investigativ “Stop”, ditën e hënë, datë 23.03.2026.

Në kuadër të transparencës institucionale, KLP informon se ankesa e depozituar nga qytetarja i është përcjellë për trajtim dhe kompetencë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, sipas të gjitha parashikimeve ligjore.

Lidhur me çështjet etike dhe disiplinore që përfshijnë anëtarët e Këshillit, neni 104, i ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, parashikon se çdo pretendim për shkelje disiplinore ndaj anëtarëve të KLP-së i nënshtrohet kompetencës ekskluzive të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe më tej Gjykatës Kushtetuese.

Në interes të informimit të drejtë të opinionit publik dhe medias, theksojmë se çështja është duke u verifikuar plotësisht nga institucionet kompetente, për zbardhjen e së vërtetës. Ndaj, Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të bashkëpunojë ngushtësisht me të gjitha institucionet, me qëllim trajtimin e kësaj çështjeje në mënyrë objektive, të paanshme dhe në përputhje me ligjin.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë garanton se përtej situatave të caktuara, do të vijojë përpjekjet për të ruajtur integritetin institucional në përmbushjen e standardeve të përgjegjshmërisë në ushtrimin e funksioneve publike.”-thuhet në deklaratën e plotë të KLP.Ky rast nuk është thjesht një skandal i radhës por një provë serioze për vetë funksionimin e institucioneve të drejtësisë dhe për aftësinë e tyre për të reaguar ndaj abuzimeve brenda radhëve të tyre.

Para dhe seks për një vendim, rastet kur drejtësia u kthye në “lodër erotike”!

 Skandalet seksuale në institucionet e drejtësisë po dalin çdo vit, prokurori Olger Eminaj i nisi organin gjenital qytetares dhe kërkonte favore seksuale në këmbim të drejtësisë. Por ky nuk është rasti i vetëm në Shqipëri, nisur nga ky rast po ju rendisim disa nga ngjarjet e ngjashme ndër vite.

Skandalet erotike në sistemin e drejtësisë shqiptare kanë tronditur herë pas here opinionin publik, duke ngritur pikëpyetje të forta mbi integritetin e gjyqtarëve dhe zyrtarëve që duhet të garantojnë drejtësi. Raste ku vendimet gjyqësore janë tentuar të ndikohen me para apo favore seksuale kanë dëmtuar rëndë besimin e qytetarëve te institucionet dhe kanë nxjerrë në pah një nga format më të rënda të abuzimit me pushtetin.Në bisedat e zbardhura, Eminaj shfaqet i zhveshur nga çdo filtër institucional, teksa ka përdorur gjuhë erotike dhe terma seksuale, duke kaluar çdo kufi etik për një zyrtar të nivelit të lartë të drejtësisë.Por ky nuk është rasti i vetë kur zyrtarët e drejtësisë nuk kanë ndjekur kushtetutën po epshet e tyre seksuale.

Rasti i Roland Hysit: Videoja që tronditi drejtësinë

Roland Hysi

Një nga skandalet më të rënda ishte ai i gjyqtarit Roland Hysi, i cili u filmua me kamera të fshehtë duke kërkuar para dhe favore seksuale në këmbim të një vendimi për kujdestarinë e një fëmije. Videoja e publikuar nga një emision investigativ tregonte komunikime të drejtpërdrejta ku kërkoheshin rreth 500 euro dhe marrëdhënie seksuale për të ndikuar në vendimin e gjykatës. Pas publikimit të materialeve, Hysi u arrestua dhe më pas u dënua me burg, duke u kthyer në rastin më të fortë të dokumentuar të korrupsionit seksual në sistemin gjyqësor shqiptar.

Guximtar Boçi: Audioja që hapi debat për standardet e drejtësisë

Guximtar Boçi

Një tjetër rast i bujshëm ishte ai i Guximtar Boçit, ish-kryetar i Gjykatës së Gjirokastrës. Një audio e publikuar në media ngriti dyshime se gjyqtari kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të ndikimit në një çështje gjyqësore. Denoncimi shkaktoi reagime të forta publike dhe pezullim nga detyra, ndërsa vetë Boçi i mohoi akuzat, duke pretenduar manipulim të materialit. Rasti u diskutua gjerësisht për standardet e hetimit dhe përgjegjësisë në drejtësi.

Shyqyri Çobo: Akuzat për favore seksuale në proces divorci

Shyqyri Çobo

Në Berat, gjyqtari Shyqyri Çobo u përball me kallëzim penal për kërkim të favoreve seksuale gjatë një procesi divorci. Denoncimi çoi në pezullimin e tij dhe hapjen e hetimeve, duke shtuar një tjetër episod në listën e rasteve që lidhin korrupsionin me abuzimin seksual në drejtësi.

Çfarë ndodhi me anëtarin e KLP-së, Olger Eminaj

Olger Eminaj

Emisioni investigativ Stop në TV Klan transmetoi materiale që implikonin drejtpërdrejt prokurorin dhe njëkohësisht anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Olger Eminaj.Sipas denoncimit të bërë publik, një qytetare ka paraqitur ankesë pranë KLP-së, duke pretenduar se është përfshirë në një marrëdhënie të papërshtatshme me prokurorin, në rrethana që ngrenë pikëpyetje serioze mbi etikën dhe integritetin e një funksionari të lartë të drejtësisë. Materiali i transmetuar nga Stop përmbante komunikime dhe detaje që, hedhin dyshime të forta për shkelje të rënda etike nga ana e Olger Eminaj, ndërsa rasti pritet të trajtohet nga institucionet përgjegjëse. Prokurori i nis organin seksual nga zyra dhe gjithashtu i kërkon qytetares qe t’i blejë lodra seksi ne Itali. Ai i dërgonte edhe foto dhe audio nga mbledhja e KLP-se. Roli i tij si anëtar i KLP-së, një nga organet kyçe të sistemit të drejtësisë së re, e bën këtë çështje edhe më sensitive, pasi prek drejtpërdrejt besimin publik te institucionet që duhet të garantojnë integritetin dhe paanshmërinë e sistemit.