“Më jep lekët se do të publikoj fotot”, prangoset 18-vjeçari, në kërkim një tjetër, kërcënonin një vajzë

58

Policia e Tiranës ka arrestuar një 18-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim një 30-vjeçar tjetër.

Policia sqaron se në pranga ra A. K., 18 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim me iniciale D. K, 30 vjeç.

Këta të fundit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënie pasurie, një shtetase, me qëllim t’i përvetësonin shumën prej 15.000 lekësh të reja, për mospublikimin e fotove të saja në rrjetet sociale.

Njoftimi i policisë:

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit me iniciale A. K., 18 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin në kërkim me iniciale D. K, 30 vjeç, pasi në bashkëpunim kanë shtrënguar me anë të kanosjes dhe dhunës për dhënie pasurie, një shtetase, me qëllim t’i përvetësonin shumën prej 15.000 lekësh të reja, për mospublikimin e fotove të saja në rrjetet sociale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.