Dyshohet se vrau 33 vjeçarin, gjykata e Durrësit jep vendimin për Arbër Koten

295
Sigal

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “arrest ne burg” për Arbër Kote.

26 vjeçari i cili dyshohet se vrau me thikë për rrugën e makinës Idajet Dullën.

Gjyqtari Rexhep Bejteshi ka pranuar kërkesën e prokurorit Bledar Begu, i cili kërkoi si masë shtrënguese për 26-vjeçarin atë të arrestit në burg.

Kote është shfaqur para togave të zeza i penduar, ku fillimisht ka pranuar krimin dhe më pas i ka kërkuar publikisht falje familjes së viktimës.

“Jam penduar shumë për veprimin tim. Me vjen shumë keq që situata percipitoi në këtë mënyre.

Gjithçka ndodhi papritur. Fillimisht debatuam për rrugën, por ai reagoi shumë keq. Më goditi me grushte dhe unë në një moment nxora thikën. Nuk doja ta vrasja, thjesht ta trembja pasi po më qëllonte.

Jam shume i tronditur nga ana psikologjike, pasi se kisha menduar kurrë që një ditë do ndodhesha në një situatë të tillë. Më vjen shume keq, u kërkoj falje familjarëve të viktimës. Nuk desha ta qëlloja”,– është shprehur në sallën e gjyqit 26-vjeçari, i cili akuzohet për vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta.