Me flamuj amerikanë në duar, qytetarët presin të shohin nga afër ish-presidentin Clinton, çfarë po ndodh para Kryeministrisë

45
Sigal

Tirana është veshur me ngjyrat e flamurit amerikan, për të nderuar ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton.

Rrugët kryesore ku kaloi eskorta e Clintonit u zbukurua me flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat nesër festojnë dhe Ditën e Pavarësisë.

Para Kryeministrisë, siç shihet nga pamjet e publikuara, të shumtë janë ata qytetarë që ndodhen aty për të parë nga afër presidentin Clinton, në një ceremoni që do të mbahet para këtij institucioni. Padyshim në këtë organizim nuk mund të mungonte as politika. Ish-Presidenti Clinton do të marrë dekoratën “Ylli i mirënjohjes për arritjet publike”.