Mbrojti Berishën në gjyqin me Aneta Ramën, kush është Avokatja e re e Popullit

386
Në bazë të paktit Rama-Basha, në postin e Avokatit të Popullit do të miratohet me konsensus, Erinda Ballanca. Ajo ështe një nga juristet më të lakuara në media për shkak se ka qenë avokate në disa prej gjyqeve më sensitivë në opinionin publik.
 Ajo ka qenë avokate e ish-kryeministrit, Sali Berisha në gjyqin e hapur ndaj tij për shpifje vite më parë nga Aneta Rama, e ëma e kryeministrit, Edi Rama. Gjithashtu Ballanca ka përfaqësuar në gjykatë edhe kreun aktual të PD-së, Lulzim Basha në periudhën kur ai ishte ministër i Transporteve.
Gjithashtu Ballanca, ka qenë avokate edhe në gjyqin për pronat e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi duke qenë mbrojtësja e tij ligjore në Gjykatën e Lartë.
Sigal