FOTO/ Vrau ish-të dashurin e motrës dhe kushëririn, të riut nga Patosi i djegin shtëpinë

508
Sigal

Pasditen e djeshme, në fshatin Kuqar të Patosit u përfshi nga flakët banesa e familjes së Martin Skëndajt, gardianit të burgut, i cili më 19 dhjetor të 2019, vrau Manol Rrapajn dhe Elis Kapajn.

Në momentin që flakët përfshinë banesën, aty nuk ndodhej asnjë person brenda, pasi pas krimit të rëndë ata janë larguar nga fshati. Dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikësja.

Një krim i rëndë tronditi Patosin më 19 dhjetor të vitit të kaluar. Një sherr i ndodhur më parë dhe një histori dashurie e njërit prej viktimave me motrën e autorit mendohet të jetë dhe shkak i masakrës.

Motra e autorit ishte e martuar në fshatin Panahor të Mallakastrës dhe gjatë kësaj kohe, ka pasur lidhje me viktimën Manol Rrapajn.

Mësohet se para se Skëndaj të qëllonte me armë mbi Rrapajn dhe Kapajn, këta të fundit i kishin bërë pritë dhe e kishin dhunuar.

Fillimisht dy viktimat Manol Rrapaj dhe Elis Kapaj, i bënë pritë gardianit të burgut, teksa ky i fundit doli nga poliklinika. Ata e goditen Martianjn me levë.

(Viktimat)

I ndodhur përballë këtij sulmi me sende të forta, gardiani nxori armën e shërbimit dhe më pas filloi t’i qëllonte ata.

Po ashtu Policia bëri me dije se tre ditë para se të ndodhte krimi i rëndë ata kishin pasur dhe një sherr afër banesave të tyre. Krimi është pranuar nga Skëndaj në gjykatë.