Mbi 200 leje drejtimi të pezulluara dhe 28 shoferë të arrestuar, policia rrugore e Tiranës bën bilancin e një jave

95
Sigal

Gjatë javës së kaluar, janë arrestuar 28 persona për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor, duke nisur nga drejtimi i automjetit nën efektin e drogave e deri tek drejtimi i makinës pa leje.

Sipas policisë së Tiranës, gjatë kësaj periudhe janë pezulluar 253 leje drejtimi, ndërkohë që janë evidentuar edhe dy raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e policisë.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Kontrolle të shtuara në të gjitha akset rrugore, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.  

Gjatë javës që lamë pas, Policia Rrugore e Tiranës goditi 2 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e masave administrative për shkeljet e kryera.

* 4 shtetas janë arrestuar pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, nën efektin e drogave.

* 24 shtetas janë arrestuar për drejtim automjeti, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

* 253 leje drejtimi janë pezulluar, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

* Janë bllokuar 6 automjete, për mungesë dokumentacioni apo me targa të huaja, të cilat i kanë kaluar për verifikime të mëtejshme Seksionit kundër Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë