Sigal

Forumi Musliman i Shqipërisë sikurse edhe Kisha Katolike, disa ditë më parë, ka mbështetur protestën studentore, duke e konsideruar atë një bekim për vendin dhe shpresë për të ardhmen.

“Demonstrimet paqësore, të kulturuara dhe të barazlarguara nga interesat e ngushta të partive politike i japin kësaj lëvizjeje legjitimitet dhe autoritet të padiskutueshëm”, citohet nga deklarata.

Ky forum i konsideron kërkesat e parashtruara deri tani nga studentët si bazike dhe plotësisht të arsyeshme e të qarta.

“Ato duhet të pranohen menjëherë nga kryeministri Edi Rama pa pasur nevojë për tryeza të stisura dialogu”, thuhet në deklaratë.

Disa ditë më parë edhe Kisha Katolike në Shqipëri ka bërë publike mbështetjen për protestën e studentëve universitarë.

“Të gjithë të rinjtë, e në mënyrë specifike studentët universitarë, janë një vlerë e madhe për të ardhmen e vendit tonë. Zëri i tyre duhet të dëgjohet nga institucionet përgjegjëse dhe kërkesat e tyre legjitime duhet të zgjidhen”, thuhet në deklaratë.

Kisha heq një paralele të kësaj proteste me atë të studentëve të 90-ës.

“Kujtojmë rolin e tyre vendimtar në dhjetor të vitit ‘90 ndërsa diktatura komuniste përpëlitej në grahmat e fundit të saj. Studentët, e të rinjtë në përgjithësi, janë pjesa më energjike e shoqërisë si dhe duhet të mbështeten në rritjen dhe zhvillimin e tyre. Ne inkurajojmë studentët dhe institucionet arsimore dhe universitare në gjetjen e një gjuhe dialoguese për të mirën e të rinjve universitarë”, thuhet në deklaratë.

Më tej Kisha katolike apelonte…

“Mbështesim çdo kërkesë legjitime nga ana e studentëve dhe çdo reformë që synon t’u vijë në ndihmë sidomos shtresave më të varfra të shoqërisë. Shprehim sigurinë tonë se ardhja në ndihmë të studentëve nga ana e institucioneve, gjetja e një gjuhe të përbashkët, përmirësimi i kushteve për të pas një kohë studimore më të frytshme, do të ndalonte edhe ikjen e shumë të rinjve jashtë Shqipërisë, fenomen ky shumë shqetësues i viteve të fundit”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e Kishës Katolike.

Deklarata e Forumit Musliman

Forumi Musliman i Shqiperise ka percjelle me shume vemendje e simpati protestat e fundit studentore te perhapura ne te gjithe vendin dhe me perkrahje mbarepopullore.

Forumi e vlereson kete ngjarje si nje bekim per vendin dhe shprese per te ardhmen e tij. Demonstrimet paqesore, te kulturuara dhe te barazlarguara nga interesat e ngushta te partive politike i japin kesaj levizjeje legjitimitet dhe autoritet te padiskutueshem.

Kerkesat e parashtruara deri tani nga studentet jane bazike dhe plotesisht te arsyeshme, dhe te qarta. Ato duhet te pranohen menjehere nga Kryeministri Edi Rama pa pasur nevoje per tryeza te stisura dialogu.

Forumi Musliman i Shqiperise mbetet pa rezerva ne mbeshtetje te kauzes se drejte studentore dhe te te gjitha shtresave shoqerore ne nevoje te braktisura nga shperfillja qeveritare.

Ju bejme thirrje te gjithe entiteteve politike dhe shoqerore qe ta nderojne dhe t’i bashkengjiten me respekt kesaj proteste. Fisnikeria e synimeve te studenteve eshte kauza per te ardhmen e vlerave te verteta te dijes e begatise.

Image