Qytetarë të shumtë janë dukë u shoqëruar nga uniformat blu, për shkak se po protestojnë për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të konsumit.
Në qytete të ndryshme të Shqipërisë efektivët janë parë duke marrë forcërisht protestuesit për t’i shoqëruar në komisariat.
Por, siç duket tashmë numri i mjetevë të Policisë së Shtetit nuk mjafton për të shoqëruar protestuesit dhe për këtë arsye policia ka gjetur një mënyrë “brilante” për të shoqëruar qytetarët në komisariat. Efektivët e policisë tashmë po shoqërojnë qytetarët me një Range Rorver, të cilin thuhet se e përdor Drejtori i Policisë në këtë zonë.