77-vjetori i Çlirimit, Presidenti Meta e Rama mbajnë homazhe në varrezat e dëshmorëve

242
Sigal

Krerët e shtetit kanë kryer homazhe tek Varrezat Dëshmorët e Kombit për të nderuar 77-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla kanë vendosur lule te monumenti “Nëna Shqipëri”, duke nderuar kështu të rënët në luftë.

Ashtu si një ditë më parë në Vlorë dhe në ceremoninë e sotme Meta dhe Rama kanë shmangur njëri-tjetrin.

Sakaq, shqiptarët këtë të hënë përkujtojnë 77-vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore.

Si çdo vit në ditën e sotme mungojnë homazhet nga Partia Demokratike. Të djathtët i kryen nderimet një ditë më parë pasi njohin 28 Nëntorin si ditën e Pavarësisë dhe të Çlirimit.