Shëndetësia nën hetimi/ Zjarri në QSUT, dyshohet se janë djegur edhe kartelat e të sëmurëve me covid-19

122
Sigal

Flakët e zjarrit përfshinë mjediset e spitalit “Covid3” në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në kryeqytet këtë të shtunë. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse. Flakët kanë rënë në katin e parë të godinës së ish-Kirurgjisë, e cila prej kohësh funksionon si spital Covid. Mësohet se në katin e parë janë zyrat e administratës dhe nuk ka pacientë të shtruar. Në korridoret e spitalit flitet se aty ndodheshin dhe kartelet e trajtimit të pacientëve me Covid. Sakaq, shkaqet e vërteta të rënies së zjarrit priten të nxirret zbuluar pas përfundimit të hetimeve.
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se nuk ka probleme për pacientët apo stafin e spitalit universitar nga zjarri i rënë në një godinë aty këtë të shtunë.
Në një deklaratë për gazetarët nga spitali QSUT, Manastirliu sqaroi se zjarri ra në një dhomë ku nuk ofrohej shërbim për pacientët dhe nuk ka asnjë person që ka shfaqur probleme.
“Ky incident sapo është evidentuar nga struktura mbështetëse, është reaguar përmes bombolave fikëse dhe janë lajmëruar strukturat përgjegjëse që po kryejnë investigimin e mëtejshëm. Të gjithë pacientët, stafi mjekësor, stafi i shërbimeve mbështetëse janë shumë mirë. Incidenti ka ndodhur në këtë zonë të strukturës së ish-kirurgjive ku nuk ofrohej shërbim. Janë mbi 70 pacientë në spitalin Covid 3, por s’është prekur asnjë prej 3 pavijoneve. Në një prej dhomave ka pasur një incident, është vepruar në kohë. Situata është nën kontroll. S’mund t’ju flas për shkaqet janë disa pista që po vlerësohen, presim ekspertizën”,- tha ministrja.