Shpërthen pusi i naftës në Mallakastër

592
Sigal

Shpërthimi
në uzinën e naftës në Ballsh që la pas 1 të vdekur dhe 5 të plagosur nuk ishte
i vetmi mbrëmjen e djeshme.

Mbrëmë ka shpërthyer edhe një pus nafte në Drenovë të Mallakastrës, duke
alarmuar banorët e zonës.

Nga shpërthimi i fuqishëm, sasi të
mëdha gazi dhe nafte kanë vërshuar jashtë, siç mund të shihni edhe në pamjet e
siguruara.

Situata është ende jashtë
kontrollit, pasi edhe zjarrfikësit nuk kanë mundur të ndërhyjnë për shkak të
rrezikshmërisë së lartë.