Kryeministri Rama: Gjykata Kushtetuese të çlirojë sa më parë Ligjin për Vetingun

410
Sigal

Kryeministri
Edi Rama i ka kërkuar sot Gjykatës Kushtetuese të çlirojë sa më parë ligjin për
Vettingun në mënyrë që të nisë puna për zbatimin e tij.

Nisur nga marrja e rekomandimit për
çeljen e negociatave tre ditë më parë, Rama shkruan në një status të shkurtër
në profilin e tij në “Facebook”, se Shqipëria është e mirëpritur në tryezën e
bisedimeve për anëtarësim.

“Shqipëria vend i respektuar për
reformat dhe i mirëpritur në tryezën e negociatave për anëtarësim. Gjykata
Kushtetuese të çlirojë sa më parë Ligjin për Vettingun e Gjykatësve e
Prokurorëve dhe të nisë puna për zbatimin e tij”, shkruan Rama.