Mashtroi rreth 400 mijë persona, Gjykata e Apelit lë në burg bosin turk të kriptovalutës

122
Sigal

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në burg bosin turk të kriptovalutës, Faruk Fatih Özer.

Biznesmeni turk Faruk Fatih Ozer u arrestua pak jave më parë në vendin tonë pasi ishte në kërkim për mashtrim kompjuterik. Ai kërkoi që të zbutet masa e dënimit të tij, nga dënim me burg në detyrim paraqitjeje.

Özer, i cili kërkohej nga Turqia dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua më 30 gusht në Shqipëri. Pas përfundimit të procesit gjyqësor në Shqipëri ai do të ekstradohet në Turqi.

Prokuroria turke më 22 prill 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex dhe se pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.

Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë i dyshuari Faruk Fatih Özer ishte larguar jashtë vendit më 20 prill 2021.

Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar përfshirë edhe Özer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.