Aksioni opozitar, më 26 shtator mblidhet Këshilli Kombëtar i PD

Partia Demokratike do të mbledhë më datë 26 shtator Këshillin Kombëtar ku mësohet se në rend dite do të jenë situata politike dhe vendimarrja mbi aksionin opozitar.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka, ku ndër të tjera do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD.

NOA

Njoftimi:

Kryetari i Këshillit Kombëtar
Edi Paloka ka njoftuar se ditën e hënë, 26 shtator, ora 17.00, mblidhet Këshilli Kombëtar i PD me rend dite:

– Diskutime rreth situatës politike dhe vendimarrje mbi aksionin opozitar.

Në këtë kuadër do të shqyrtohet ecuria e procesit të nisur nga grupet e punës në të gjithë vendin për konsolidimin e strukturës së PD.