Masakra mjedisore nga landfilli i Sharrës

586
Sigal

Landfillet janë instalacione që shërbejnë për të reduktuar sadopak impaktin negativ që i vjen natyrës për shkak të mbetjeve. Në fakt, e kundërta ka ndodhur me landfillin e Sharrës, i cili ka efektin e anasjelltë mbi mjedisin. Mbetjet e lëngshme të këtij landfilli derdhen në lumin Erzen, duke sjellë pasoja tepër të dëmshme.

Burime nga vëzhgimet në terren sjellin fakte mbi ‘masakrën mjedisore’.

Vetë banorët e zonës kanë postuar video ku shihet se një lëndë derdhet në këtë lum, e cila krijon më pas shkumë. Këto lëndë përfundojnë në lumin Erzen, duke shkaktuar kështu një ‘masakër mjedisore’.

Qytetarët e Sharrës, prej kohësh kanë ngritur zërin për këtë shqetësim duke zhvilluar edhe protesta përsa i përket zgjerimin e landfillit. Sipas tyre, ky zgjerim u merr atyre tokat.

Banorët kanë ngritur shqetësimin edhe për dëmin që landfilli i Sharrës po i shkakton mjedisit, dhe konkretisht lumit Erzen. Deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga institucionet përkatëse në lidhje me këtë problematikë.