Kufiri me Greqinë i mbyllur/ Kalojnë vetëm ….

66

Në Kakavije lëvizja drejt Greqisë ishte minimale. Autoritetet e doganës greke njoftuan dje grevën 24 orëshe që niste sot në mëngjes dhe do të përfundojë në orën 7 të datës 25 çka pothuajse ndërpreu qarkullimin e mjeteve të transportit të mallrave.

Njoftimi kishte parashikuar përjashtime për mjetet që transportonin ushqime që kërkojnë kushte frigoriferike apo ato që transportojnë kafshë të gjalla por deri në mesditë nuk pati asnjë mjet që kaloi traun e doganës.

Nga ana tjetër policia kufitare punoi me ritëm normal por vetëm 50 persona u përpunuan pasi kaluan kufirin me këmbë. Bëhet fjalë për punëtorë sezonalë që paraqesin kontratat e tyre të punës si arsye për të kaluar kufirin, gjithashtu rastet e personave që udhëtojnë për arsye shëndetësore.

Edhe sot ritestimi me teste të shpejta vijoi për të gjithë qytetarët pavarësisht disponimit të testeve covid negativ.

Nga nesër Kakavija do ti rikthehet regjimit të kufizuar të qarkullimit ditor me 750 hyrje për ditë, regjim që po vazhdon përgjatë verës dhe vjeshtës.

Pas mbylljes së Kapshticës, Kakavija mbetet e vetmja pikë kufitare që komunikon me Greqinë.