Në Greqi mbyllja mund të zgjatet me një javë

60

Greqia për prej disa ditësh ndodhet në një bllokim total, pavarësisht se infektimet nga COVID nuk janë ulur.  Zyrtarisht masat kufizuese përfundojnë në  30 Nëntor, por autoritetet po shohin mundësinë për shtyrje të kufizimeve dhe për të paktën 1 javë.

Mediat vendase raportojnë se  autoritetet e shëndetit nuk do i japin “OK” qeverisë për të lejuar lëvizjes e lirë të qytetarëve, kjo pasi numrat e të infektuarve nuk e lejojnë një gjë të tillë.

Greqia si një vend fetar është një vend që feston në masë Krishtlindjen dhe qytetarët janë të shqetësuar se çfarë do të bëhet me këtë festë.

Sipas zëdhënësit të qeverisë Stelios Petsas, kufizime do të ketë deri për Krishtlindje dhe me shumë mundësi nuk do të lejohet udhëtimi nga prefektura në prefekturë.

Për t’u hapur në mënyrë të sigurt, ne duhet t’u përmbahemi masave, të kufizojmë lëvizjen”, u shpreh ai.

Petsas më tej ka shpjeguar se heqja e masave kufizuese do të bëhet gradualisht, së pari me hapjen e shkollave dhe më vonë do të lejohet lëvizja e qytetarëve dhe hapja e bizneseve.