Masakra me HEC-et, në 18 muaj janë  blerë 660 mln euro energji elektrike

174
Sigal

KLSH nxjerr zbuluar qeverinë: Keni keqpërdorur kaskadën e Drinit, miliona euro i keni çuar dëm, në 1 vit e gjysmë “avulluan” për importe rreth 660 mln euro. Ndërkohë që qytetet e veriut dhe mijra Ha tokë janë përmbytur nga zbrazja e liqeneve, qeveria i ka dhënë KESH-it 400 miliard lekë për të blerë energji, përveç 250 miliardë lekë të tjera humbje të krijuara nga shitja e energjisë ditën dhe blerja natës me të njëjtin çmim me ndërmjetsimin e oligarkëve, kur dihet që çmimi i natës është 50% më i lirë.Ja masakra e plot

 

KLSH nxjerr zbuluar qeverinë: Keni keqpërdorur kaskadën e Drinit, miliona euro i keni çuar dëm

Qeveria injektoi për KESH 340 milion euro dhe pavarësisht këtyre parave Korporata llogarit një humbje financiare për vitin 2022 në nivelin e 225 milion eurove. Në vitin 2021 dhe në 6 mujorin e parë të 2022 kaskada e Drinit është keqmenaxhuar e për rrjedhojë energjia elektrike është blerë me çmime të larta duke gllabëruar qindra miliona euro.

 

 

Kriza e energjisë që nisi të ndihej në vend në fund të verës 2021 dhe vijon të ketë ndikimin e saj edhe sot parashtroi dilema dhe pyetje të shumta për institucionet dhe publikun. Një prej tyre ishte ajo nëse kaskada e Drinit ishte menaxhuar siç duhej dhe ecuria e politikave të diversifikimit. E teksa përgjigjet ishin nga më të ndryshmet Kontrolli i Lartë i Shtetit i është rikthyer edhe një herë analizës së situatës së kompanive të energjisë në vend dhe mënyrën sesi u menaxhua kriza në disa vite. Duke u ndalur specifikisht në vitin 2021 dhe pjesën e parë të vitit 2022, Kontrolli i Lartë i Shtetit citon se kaskada e Drinit është keqmenaxhuar e për rrjedhojë, importet janë bërë me çmime të larta duke gllabëruar disa qindra milionë euro.

Më në detaj KLSH specifikon se rënia e nivelit të liqenit në muajin tetor 2021, ka ardhur si rezultat i mosrespektimit të kushteve të shfrytëzimit dhe administrimit të kaskadës së Drinit, për ruajtjen e kuotave të prodhimit dhe nivelit minimal të lejuar.

Sipas audituesve në periudhën e thatë, në kushtet e mungesës së prurjeve; KESH rriti nivelin e shfrytëzimit të HECve në periudhën qershor-gusht 2021, duke prodhuar gati 30% të kërkesës së kontraktuar me FSHU. Një faktor tjetër që ka ndikuar në rënien e rezervës hidroenergjetike, sipas raportit të KLSH, është sasia e energjisë elektrike të prodhuar për shkëmbim në periudhën qershor-tetor 2021.KLSH vlerëson se administrimi i rezervës hidrike ngelet një nga problematikat kryesore si në drejtim të rezervimit të sasisë hidrike në rezervuarët e kaskadës në kushtet e prurjeve të mëdha, ashtu edhe në ruajtjen e vlerave të mesatares shumëvjeçare në kushtet e mungesës së reshjeve siç ka qenë rasti gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2021.“Keqmenaxhimi i kaskadës së Drinit, solli si pasojë rënien e rezervës hidroenergjetike në liqenin e Fierzës dhe rritjen e kërkesës për import të energjisë elektrike, në një periudhë që përkon me çmime shumë të larta të energjisë elektrike në bursë.

KESH vazhdonte të zbatonte një kontratë për shkëmbim energjie me kompaninë Noa Energy. I jepte energji ditën që çmimi ishte më i lartë dhe e merrte natën kur çmimi ishte më i lirë. Sipas llogaritjeve të KLSH-së, nga kjo manovër Noa Energy ka fituar 5.1 milion euro.

Në këto kushte, Qeveria Shqiptare, injektoi nëpërmjet instrumenteve financiarë 165 milion euro dhe 20 miliard lekë, që sistemi elektroenergjetik të mos kalonte në kolaps. Vlera e importit të energjisë elektrike për 6-mujorin e parë të 2022, u rrit me 156% krahasuar me vlerën e këtyre importeve për vitin 2021. Shpenzimet për blerjen e energjisë nga importi për vitin 2021 dhe 6 mujorin e parë 2022, arritën vlerën 659.9 milionë euro”,- thuhet në auditimin e KLSH të pubikuar këto ditë.

I njëjti nënvizon se ecuria e diversifikimit ka qenë e ngadaltë dhe realizimi i objektivave strategjikë mbetet ende larg. Audituesit nënvizojnë se strategjitë e ndjekura nga sistemi për diversifikimin e prodhimit të energjisë elektrike, kanë rezultuar deri tani jo eficente, duke sjellë ekspozimin e përhershëm të sistemit elektroenergjetik kundrejt riskut meteorologjik.

“Kjo si pasojë, ka sjellë rritjen e shpenzimeve për blerjen e energjisë elektrike nga importi me çmime të larta. KESH përveç disa nismave fillestare në investime për burime foto volta-ike (PV), është larg realizimit të objektivave strategjike, për diversifikimin e portofolit gjenerues, me energji të rinovueshme”, -thuhet në raport.

KLSH nuk ka harruar të përmendë edhe faktin se krahas masave të marra për përballimin e krizës së energjisë elektrike, Qeveria Shqiptare duhet të gjejë zgjidhje të qëndrueshme dhe eficente për vënien në funksion të TEC-it të Vlorës, si dhe fillimin e operimit të bursës shqiptare të energjisë, për ta bërë të plotë modelin e tregut të energjisë.

Miliardat e djegura nga KESH, nga dështimi me kaskadat te manovrat me Noa Energy

Gazetarja Ola Xama lidhur me këtë  skandal ka evidentuar faktin se Kontrolli i Lartë i Shtetit vërtetoi se shqetësimet e ngritura nga mediat, gazetarët dhe ekspertët për menaxhimin e situatës së krizës energjetike nuk ishin të pabaza. Qeveria injektoi për KESH 340 milion euro dhe pavarësisht këtyre parave Korporata llogarit një humbje financiare për vitin 2022 në nivelin e 225 milion eurove.

Sikur të mos mjaftonte keqmenaxhimi i Kaskadës në nisje të krizës energjitike në tetor 2021 KESH vazhdonte të zbatonte një kontratë për shkëmbim energjie me kompaninë Noa Energy. I jepte energji ditën që çmimi ishte më i lartë dhe e merrte natën kur çmimi ishte më i lirë. Sipas llogaritjeve të KLSH-së, nga kjo manovër Noa Energy ka fituar 5.1 milion euro.

Kostot e krizës së energjisë do të vazhdojmë t’i paguajmë edhe më të larta për shkak të dy anijeve që janë kontraktuar në Vlorë. Sipas KLSH-së, energjia që do të prodhohet nga anijet ka një kosto prej 269 euro/MWh, ndërsa çmimi që sot tregtohet në bursa është 160 euro/MWh, pra nuk ia vlen t’i përdorësh. Megjithatë për anijet do të paguajmë 87 mijë euro në ditë për qira edhe po nuk u ndezën ose 63 milion euro për gjithë periudhën dy-vjecare. Zgjidhjet e krizave me sa duket po çojnë para vetëm në xhepat e privatëve dhe në kohën kur kriza na ka kushtuar 660 milion euro importe, skenari i vetëm për të dalë prej saj ka qenë ai i rritjes së çmimit.