Xhim Xhema nderohet në Prishtinë

175
Sigal

Presidentja Vjosa Osmani dekoron veprimtarin e madh të çështjes kombëtare me “Urdhrin e Lirisë”. Një ndër rrugët kryesore të Prishtinës përjetëson kontributin e tij

Presidentja e Republikës swëKosovës, Vjosa Osmani ka pritur delegacionin shqiptaro-amerikan, të kryesuar nga veprimtari i njohur i diasporës shqiptare të Amerikës, Xhim Xhema. Presidentja ia ka dorëzuar atij medaljen “Urdhri i Lirisë”, të dhënë me motivacion për kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Osmani ka theksuar se mërgata shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është urë e fortë lidhëse ndërmjet Republikës së Kosovës dhe popullit shqiptar në Ballkan me aleatin strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës,- thuhet në komunikatën e Presidencës. Ndërkaq, veprimtari Xhim Xhema shprehu mirënjohjen e thellë për mikpritjen dhe respektin. Ai tha se liria dhe pavarësia e Kosovës ka qenë beteja jetësore e tij dhe e të gjithë shqiptaro-amerikanëve. Xhema tha se dekorimi me medaljen “Urdhri i Lirisë”, është respekt dhe mirënjohje jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj veprimtarëve shqiptaro-amerikanë, të cilët për dekada kanë punuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për forcimin e marrëdhënieve strategjike në mes të Republikës se Kosovës me Shtetet e Bashkuara tw Amerikës.

 

Veprimtari Xhim Xhema nderohet në Prishtinë, një rrugë merr emrin e tij


Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në vizitë veprimtarin shqiptaro-amerikan, Xhim Xhema. Për kontributin e tij për vendin, një rrugë në kryeqytet (Rruga A) ka marrë emrin e tij “Xhim Xhema”. Ndërsa vet Xhema apeloi që të punohet bashkërisht në dobi të popullit të Kosovës. E në shenjë respekti dhe falënderimi për punën e palodhshme dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës` dhe veprat e veprimtarit të njohur, duke thënë se ai është njëri ndër figurat që prezanton globin shqiptaro-amerikan. “Xhim Xhema, ka kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe është marrë me këtë aspekt gjatë tërë jetës së tij… Ne kemi vendosur ta nderojmë dhe ta përjetësojmë veprën e tij, përmes rrugës A, që tash rruga A thirret ‘Xhim Xhema’. Na ka nderuar me ardhjen e tij për festat e pavarësisë së Kosovës. Pra ka ardhur dhe është sot me ne dhe do të qëndrojë disa ditë këtu… Xhema… e riprezanton gjithë globin shqiptaro-amerikan”,- u shpreh Rama. Veprimtari i njohur shqiptar, Xhim Xhema- tha se ndjehet i lumtur që ndodhet në Kosovë, teksa apeloi që të punohet në përparimin e vendit dhe kombit. “Jam shumë i lumtur që erdha dhe jam akoma më i lumtur që shoh sa mirë po kaloni dhe i lutem Zotit që të vazhdoni të punoni së bashku për përparimin e kombit tonë dhe të ndërtoni një vend të lirë dhe të drejtë, që respekton ligjin dhe njerëz si ai që u kthye nga puna e tij në Londër për të punuar me kaq zell më bën shumë, shumë të lumtur. Faleminderit shumë, rroftë Kosova”,- tha ai. Ai kujtoi vizitën historike të senatorit Bob Dole në vitin 1990 në Prishtinë dhe rëndësinë e saj, pasi siç tha ai mbetet jetike meqenëse Serbia kishte mbështetjen e Rusisë dhe Kinës.