Masakër mjedisore në Durrës, ja si po digjen plehrat rrugëve (VIDEO)

197
Sigal

Qyteti i Durrësit po kaplohet nga mbetjet e shumtat cilat po shkaktojnë një masakër mjedisore.

Një rast i pa precedentë ka ndodhur në lagjen 18 të këtij qyteti ku bashkia ka hedhur mbetjet në kanalet e ujërave të zeza që përshkojnë rrugët “Gjelbërimi” dhe “Azem Hajdari”.

Banorët përballë kësaj situatë të rëndë kanë vendosur të djegin vetë mbeturinat, dukë shkaktuar ndotje të rëndë mjedisore.

Familjet e kësaj zonë prej vitesh kanë kërkuar mbylljen e kanaleve të ujërave të zeza që janë kthyer në një bombë  epidemiologjike në zonë

Pamjet janë bërë publike edhe nga anëtari i kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi që shkruan:

Kriminale: ose të perlaj miljona euro për t’i ndarë me mafien e plehrave (Zoto-Mërtiri por edhe mediat që paguhen nga to si mjero, blush e bolino) ose tym kancerogjen për ju! Organet ligjzbatuese kanë ikur në drejtim të paditur ose në shërbim të Soros?! Krim pa ndëshkim!