Kapen rreth 50 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar nga policia greke në Filat, Igumenicë. Mësohet se është ndaluar një mjet, brenda të cilit janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta që përmbanin 8 pako me 48 kg 280 gram marijuanë dhe 19 pako të vogla me 1 kg 917 gram hashash çokollatë.
Në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit, shtetas shqiptar i cili rezulton pa patente ndërkohë që në kërkim është shpallur një shtetas grek që rezulton të ketë marrë mjetin me qira nga një kompani makinash të përdorura.