Aksidenti në Levan–Fier, reagon policia: Gjashtë persona të lënduar

228
Sigal

Policia ka dhënë detajet lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur në aksin rrugor Levan–Fier ku 6 persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:10, ku janë përplasur automjetet tip “Toyota” dhe “Volkswagen”.

Për pasojë janë 2 shoferët dhe 4 pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë

Fier- Sot rreth orës 14:10, në aksin rrugor Levan–Fier, janë përplasur automjetet tip “Toyota” dhe “Volkswagen”, ku për pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit dhe 4 pasagjerë, shtetasit S. G., 25 vjeç, E. M. 39 vjeç, F. Y. 33 vjeç, A. Y., 45 vjeçe, K. Y., 20 vjeç dhe P. Y., 53 vjeç, banues në Drizar, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.