Makina rrotulliset mbi dhjetra metra poshtë malit (VIDEO)

337
Sigal

Në Bjeshkën e Deçanit është rrotullisur për dhjetëra metra një veturë ‘Off Road’. Si pasojë e këtij aksidenti ka pësuar lëndime të lehta një person.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

Ai tregoi që shoferi i veturës ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, kurse më pas është dërguar në QKUK.

‘Rreth orës 12:30 Policia është informuar për një vetaksident në Bjeshkën e Deçanit.

Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person (shoferi i veturës) ka pësuar lëndime trupore.

I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës e më pas është transferuar në QKUK’, tha Rugova.