Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në rrugën e Elbasanit në kryeqytet, ku një 54-vjeçare ka humbur jetën.
Një automjet ka aksidentuar 54-vjeçaren e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.12.2023, rreth orës 06:10, në Rrugën e Elbasanit, automjeti me drejtues shtetasin P. Xh., ka aksidentuar shtetasen A. R., 54 vjeçe, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.