Minstri Olldashi inspekton punimet e segmentit Ura e Cerenecit-Librazhd.

1548
Sigal

Në segmentin më të vështirë të Unazës Lindore të vendit, atë që lidh Dibrën me Librazhdin, punimet vazhdojnë me një rritëm mjaft të mirë. Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, gjatë inspektimit që bëri në punimet që kryhen në zonën e Steblevës dhe fushë Studenit, deklaroi se brenda vjeshës aksi do të jetë i gatshëm për paketën e shtresave të asfaltit. Ndër të tjera ministri Olldashi tha: “Ky është segmenti më i vështirë dhe më i rëndësishëm i asaj që quhet unaza Lindore, pra segmenti që lidh Peshkopinë me Librazhdin. Është një distancë prej prej 58 km për të cilën kemi tenderuar punime në vlerën 2.4 miliard lekëve. Projekti do të zhvillohet në bashkëpunim me Fondin Shqiptarë të Zhvillimit, ne jemi duke kryer punimet për hapjen e trasesë, ndërtimin e veprave të artit si dhe shtrimin e shtresave të zhavorreve. Jam i bindur që me këtë rritëm që po punohet, në afatin optimal, në vjeshtën e këtij viti, objekti i dorëzohet Fondit të Zhvillimit në mënyrë që të fillojnë asfaltet dhe rruga brenda një afati disa mujor të jetë e kaluashme dhe në një paramentër të pakrahasueshëm me atë që ka qënë më parë. Duhet të kemi parasysh se kjo rrugë ka qënë vetëm 4 m, e pa asfaltuar, gjithmonë e bllokuar dhe me një trajektore shumë të vështirë .” Aksi Cerenec-Librazhd i cili është sot vetëm një rrugë e paasfaltuar komunash, pas rikonstruksionit, do të ketë një gjerësi prej 6.5 m asfalt, në të gjithë gjatësinë e tij prej 58 kilometrash. Punimet kryhen në një bashkëpunim të ministrisë së Transportit dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Ky aks i bashkëngjitet zinxhirit Valbonë-Kam, e përfunduar, Kam-Krume, e përfunduar, Krume -Kukës, në ndërtim, Kukës-Peshkopi, e përfunduar, në atë që përbën një prioritet të qeverisë Berisha, Unazës Lindore të Shqipërisë