Makina përplas motorin që shpërndante pica në Tiranë, një person mbeti i plagosur

230
Sigal

Një person ka mbetur i plagosur ditën e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur përgjatë bulevardit Ismail Qemali, afër shkollës “Ali Demi”, ku një motor që shpërndante pica, është përplasur nga një automjet tip “Benz”.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.