Drejtuesi politik i LSI Berat, Çela prezanton kandidatin Ilir Obonin: Kuçova do t’i rikthehet punës

225
Sigal

Drejtuesi politik i LSI-së në qarkun e Beratit, Ardit Çela, ka prezantuar këtë të martë Ilir Obonin si kandidat për deputet në zonën e Kuçovës. ”Iliri ka një eksperiencë të gjatë e të shkëlqyer 27-vjeçare si jurist, avokat dhe ish-ushtarak. Kuçova meriton të përfaqësohet nga njerëz intelektual, të formuar, punëtor, që e duan Kuçovën dhe qytetarët e saj! Së bashku me Ilirin, do ta kthejmë Kuçovën në qëndër të zhvillimit ekonomik”,-shkruan Çela në facebook.

Postimi i plotë

Kërkesës së qytetarëve të Kuçovës iu përgjigjëm pozitivisht me shumë kënaqësi! Sot prezantuam Ilir Obonin si kandidat për deputet të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Iliri ka një eksperiencë të gjatë e të shkëlqyer 27-vjeçare si jurist, avokat dhe ish-ushtarak. Kuçova meriton të përfaqësohet nga njerëz intelektual, të formuar, punëtor, që e duan Kuçovën dhe qytetarët e saj! Së bashku me Ilirin, do ta kthejmë Kuçovën në qëndër të zhvillimit ekonomik.

Kuçova do të jetë Zonë e Lirë Ekonomike.

Kuçova do t’i rikthehet punës.

Kuçovës do t’i rikthejmë shpresën dhe besimin!

Kuçova do të jetë shtëpia e të rinjve e të rejave!

Kuçova do të jetë shtëpia jonë!