Negociatat me BE/ Cakaj përplaset me Lutfi Dervishin

520
Sigal

Ministri në detyrë për punët e jashtme, Gent Cakaj është përplasur sot me gazetarin Lutfi Dervishi, pasi ky i fundit i tha se nuk është përmbushur asnjë detyrë e Këshillit të Europës.

Dervishi i tha Cakajt se Këshilli i Europës vendosi si kusht përmbushjen e disa detyrave për hapjen e negociatave në qershor, por asnjë prej tyre nuk është përmbushur.

“Po citoj konkluzionet e Këshillit, i cili vitin e kaluar në qershor, ishte dakord që Shqipërisë ti hapeshin negociatat në qershorin e këtij viti me kusht që bënin disa detyra. Por nga konkluzionet e Këshillit nuk më rezulton asnjë detyrë e përmbushur. Përfundimi i strukturave të reja në fushën e drejtësisë, forcimi i trek rekordit për investigimet për hetimet për çështjet gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar përfshirë nivele të larta. Këshillimi kërkon përfundimin e reformës zgjedhore sipas rekomandimit të OSBE-ODHIR. Pra nga gjërat specifike nuk është realizuar asgjë. Çfarë ju bën optimist të thoni se ne i kemi bërë detyrat?”-tha Dervishi.

Ndërkohë, Cakaj është shprehur se i takon Komisionit Evropian të thotë nëse janë përmbushur apo jo detyrat, ndërsa i kërkoi Dervishit të shmangë opinionet subjekteve.

“E kuptoj pyetjen tuaj, edhe pse leximi duhet të jetë më i saktë dhe vlerësimi juaj politik duhet të jetë i tjetër lloj. Por mua nuk më takon të bëj replikë me një ju këtu. Nëse keni nevojë për diçka është kursimi i prej opinioneve subjektive dhe nëse detyrat tona janë përmbushur këto do ta thotë arbitri final më i lartë dhe objektiv për çështjen në fjalë që është Komisioni Evropian. Në rast se Komisioni Evropian konstaton të kundërtën e asaj që po thoni ju atëherë ne po mbesim shpresëplotë që hapja e negociatave do të bëhet realitet bazuar në meritat që ka arritur Shqipëria në këtë proces”.-deklaroi Gent Cakaj.