Makina përplas kalimtarin në Korçë dhe largohet nga vendngjarja

181
Sigal

Një aksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Korçës mbrëmjen e kësaj të hëne.

Sipas informacioneve të para, mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, duke e lënë të plagosur.

I plagosuri është dërguar drejt spitalit të Korçës për trajtim mjekësor, ndërsa ende nuk ka informacion për drejtuesin e mjetit.

Policia është vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendngjarja pas aksidentit