Dr. Ina Zhupa: Miratimi i aktit normativ që kompenson oligarkët është një tjetër arsye pse duhet të ngriheni në protesta tani

124
Sigal

Ne sot kalojmë një akt normativ, i cili edhe njëherë tjetër, tregon interesin e kësaj qeverie, e kësaj mazhorance për tu kujdesur posacerisht për ata që janë më të pasurit, për ata që marrin kontrata publike dhe për të harruar ata që janë më të pamundurit, më të varfërit ata që realishtt preken nga kriza ekonomike që po kalon Shqipëria.

Dua të rendis para jush disa nga arsyet pse duhet të protestojmë me datë 7 korrik.

Së pari, për cmimet e ushqimeve: Ne, Shqipëria, jemi vendi me inflacionin më të lartë nga gjithë vendet e rajonit dhe nga gjithë vendet e Bashkimit Europian përsa i përket kategorisë bukë dhe drithëra, përsa i përket kategorisë qumësht, djathë dhe vezë.

Pra ne ushqimet tona bazike konkretisht: nga kategoria bukë dhe drithëra inflacioni është 11.8% sipas të dhënave të INSTAT gjithmonë.
Nga kategoria qumësht, dhjath dhe vezë inflacioni është 18.4%.
Nga kategoria vajra dhe yndyrna është 29.4%.

Nuk është rastësi që nuk ju bënë fare përshtypje kjo rritje dhe kjo pamundësi që kanë qytetarët shqiptarë për të blerë ushqimet bazë sepse po të ju bëntë përshtypje mjafton të ndryshonit TVSH që paguajmë për ushqimet bazë.

Një nga arsyet pse duhet protestojmë është qe ti bëjmë presion kësaj qeverije që të ndryshojë TVSH për ushqimet bazë, ne kemi 20%, Serbia e ka 10%, Kosova e ka 8%, Mali I Ze e ka 7%, Maqedoani e ka 5%.

Pra ne paguajmë më shumë TVSH për ushqimet bazë se sa cdo vend tjetër i rajonit dhe normalisht që do ta ndjejmë krizën më shumë se kurrë. Por të ardhurat e qeverisë nuk janë ulur sepse 20% kur e blen qumështin më shtrenjtë është më shumë sesa 20% që qumështin e blen më lirë.

Folët këtu për fermeret, për bujqësinë, ata do të jenë të parët e protestës në datën 7 korrik.

Bëtë një festë gruri dhe e pashë kishin vajtur gjithë deputetet e qarkut Fierit edhe deputet të tjerë ishin bashkuar dhe thashë po e shikoj se kushedi cfarë bëni për grurin dhe sa shumë i subvenciononi.

Vlera subvencionit për sipërfaqe: Kosova jep 474 euro për hektar, Mali i zi jep 250 euro për hektar, Maqedonia e Veriut jep subvencion 200 euro për hektarë, Serbia jep 68 euro për hektar, Shqipëria jep plotë 0 lek. Asnjë lek subvencion për grurin por festoni të lumtur festen e grurit mbasi i keni lënë fermerët të harruar dhe fermeret do të jenë atje për të protestuar që zëri I tyre të dëgjohet që hallet e tyre të merren parasysh. Fermerët i ndani të njerkës dhe të nënës, dhe i keni vendos fasha orari për të aplikuar dhe për t`ju dhënë subvencionin e naftës dhe për t`ju dhënë subvencionet në bujqësi.

Me 7 korrik do të protestohet për pagat, kemi pagën minimale më të ulët në Europë dhe rajon dhe nuk i shkon mendja askujt që me këto cmime të larta, me këtë krizë ekonomike të ndryshohet paga minimale të ndihmohen qytetarët shqiptarë dhe Shqipëria e fundit në rajon dhe Europë me 244 euro paga minimale.

Këto janë përsëri të dhëna zyrtrare të prodhuara nga INSTAT për vendin tonë dhe krahasimi rajonal është bërë nga eurostati.

Do protestohet po ashtu për pamundësinë e pesnionistëve dhe pensionistët do të jenë aty për të protestuar. Folën dhe kolegët dhe përmendën cmimin e qershive dhe qershitë që hidhen sepse nuk ka treg. Takova nënë Ferizen dhe me tha: Nuk e kam provuar qershinë për këtë sezon sepse është 250 lekë kg dhe nuk më del që të paguaj dhe ilacet, dritat e të kem mundësi të provoj këtë luksin e të provojë frutin e qershisë.

I keni dhënë zonja Ministe dhe këtë e kam pyetje shumë konkrete dhe shpresoj të reagoni pozitivisht, keni dhënë për 3 muaj, 3000 lekë shtesë pensionistëve, në fund të qershorit mbarojnë këto 3 muaj, po korriku, gushit, shtatori dhe muajt në vijim si do ja bëjnë pensionistët?
U ulën cmimet? Nuk kemi më krizë ekonomike? Janë më mirë tani, cfarë ndryshoj?

A duhet ju që të na kishit sjellë neve që të votonim dhe të kemi mundësi që t`I bënit jo 3000 lekë por 6000 lekë shtesë pensionistëve shqiptarë?! Atëherë po, do të bashkoheshim të gjithë bashkë për t`ju mbështetur sepse janë vërtet nga njerzit më në nevojë të cilët pa ndihmën e fëmijëvë të tyre e kanë të pamundur që të shtyjnë muajn dhe ta mbyllin atë me dinjitet pavarësisht viteve të vështira të punës dhe sigurimeve shoqërore dhe shëndetsore që kanë paguar.

Dhe meqe jemi tek shëndetësia. Shëndetësia është një nga arsyet pse ne duhet të protestojmë me datën 7 korrik.

Vetëm dje kemi një shembull të freskët që e solli gazetari Erjon Skëndaj. Urgjenca e Sëmundjeve të brendshme në QSUT ka një rekord shtrimesh për urgjencë 325 pacientë dhe e dini sa shtretër ka? Ka vetëm 20 shtretër që duhet të akomodohen këto pacient ndërkohë urgjenca përballë qëndron ende për të sëmurët covid19 në të cilat ka vetem të pakten 2 raste në ditë fatmirësisht dhe qëndron bosh. Ndërkohë sic thotë gazetari atje nuk mund të qëndrojnë dhe të sëmurët covid19 pasi 2 skanerat janë prishur dhe këshillohet direkt hospitalizim në spitalin Covid 3.

Pra shëndetësia që duam, shëndetësia falas, shëndetësia e cila të lë dyerve për të vdekur në mëshirën e fatit është edhe arsyeja tjetër pse protestohet me 7 korrik është dhe kjo shëndetësia që është bërë vrastare për qytetarët.

Të rinjt kanë shumë arsye për të protestuar. Arsimi është një nga arsyet kryesorë pse të rinjtë do të jenë pjesëmarrës të protestës së datës 7 korrik. Bëtë një maturë shtetërore për të ardhur keq dhe për të ardhur turp. Arritet deri aty sa korrigjuat në kohë rekord testin e gabuar jashtë programit të biologjisë pra brenda 2 ditëve sic nuk kishte ndodhur ndonjëherë, vetëm e vetëm për të shuar protesten dhe për t`ju treguar studentëve që duke ju shtuar 1 apo 2 nota do të arrinit të kamuflonit atë dëm që kishit bërë.

Ideja nuk është se si të manipuloni maturantët të shtoni 1 apo 2 nota por se si të bëni teste që masin realisht atë që kanë mësuar studentët, se si të shkojë haka tek i zoti, si të arrijnë të marrin degët që duan me meritën dhe preferencën e tyre. Të gjitha testet pa asnjë dallim dolën duke rrjedh informacioni ndërkohë ishin duke u zhvilluar provimet, testi i letersisë, testi matematikës pra të gjitha ishin në kohë reale në rrjetet sociale sepse ishin dërguar për të marrë kopje.

Sistemi jonë i garantimit të meritës në sistemin arsimor ka dështuar, sigurisht të rinjtë janë ata të parët që duan të ikin nga sytë këmbët nga Shqipëria që nga statistikat janë grupmoshat nga 20 vjec deri në 35 vjec, grupmosha me 60% krahasur nga grupmoshat e tjera që duan të largohen nga shqipëria dhe që kanë braktisur vendin.

Por nuk duhet ta braktisni vendin por duhet të jeni aty për të protestuar që zëri juaj të dëgjohet, që kërkesat tuaja të dëgjohen.

Dhe për ta mbyllur duhet të ju them që:
Nëse nuk flasim nuk kanë si të na dëgjojnë, nëse nuk kërkuam nuk kanë si të na japin, nëse nuk i shkundim nuk kemi si ti shëmbim dhe nëse nuk përballemi nuk kemi se si fitojmë.