Makina përfundon në rrotat e betonieres

147
Sigal

Një aksident ka ndodhur pasditen e sote pranë Institutit Bujqësor, ku një makinë ka përfunduar në gomat e një betoniereje.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka patur persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

Për shkak të aksidentit është krijuar një rradhë kilometrike makinash.

Betonieret shpeshherë janë bërë objekt aksidentesh në rrugët e Tiranës, ndërsa ende vijojnë të mos disiplinohen në trafikun e kryeqytetit.