Makina me shpejtësi përplas 18-vjeçaren, dërgohet me urgjenë drejt spitalit

Pak momente më parë ka ndodhur një aksident në afërsi të fshatit Buçimas, në Pogradec.

Është raportuar se një makinë ka përplasur një vajzë 18-vjeçare, e cila ishte duke kaluar rrugën.

NOA

Vajza ka marrë dëmtime dhe po transportohet me urgjencë që drejt spitalit, megjithatë thuhet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, dhe po bën zbardhjen e rrethanave te aksidentit.