Dalin rezultatet e analizave të mjekëve dhe infermierëve të Spitalit të Fierit

423
Sigal

Rezultatet e analizave për 17 mjekët, infermierët dhe stafin ndihmës të Spitalit të Fierit kanë dalë.

Burime pranë Spitalit kanë deklaruar se rezultati është negativ.

17 pjesëtarët e stafit u vetëkarantinuan pas rastit të një 61 vjeçare e infektuar me COVID-19, e cila nuk deklaroi që kishte ardhur nga Italia dhe kish marr ndihmë në këtë spital.

Mostrat e marra sot kanë dalë negative, duke rikthyer në punë të gjithë të vetëkarantinuarit.