Makina inteligjente dhe radarët automatikë monitorim në qarkun e Lezhës, policia me “dorë të hekurt”, masa për qindra shoferë

122
Sigal

Makina inteligjente dhe radarët automatikë kanë monitoruar këtë herë 16 orë qarkun e  Lezhës, përkatësisht në akset Lezhë – Shëngjin, Lezhë – Shkodër dhe Lezhë – Fushë Krujë. Monitorimi prej ditës së djeshme e deri në orët e para të mëngjesit ka konstatuar  648 automjete të cilat qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Si rezultat, janë pezulluar 87 leje drejtimi, për periudha që variojnë nga 1 deri në 11 muaj, shoqëruar me masë administrative nga 8000 deri në 23.000 lekë të rinj dhe me zbritje nga 8 deri në 13 pikë nga leja e drejtimit;

٠janë ndëshkuar 118 drejtues mjetesh për shkelje të dyfishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit. Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve varjuan nga 20.000 deri në 40.000 lekë të rinj;

٠janë ndëshkuar 79 drejtues mjetesh për shkelje të dyfishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për mospërdorim të rripit të sigurimit. Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve varjuan nga 18.000 deri në 36.000 lekë të rinj;

٠janë ndëshkuar 87 drejtues mjetesh për shkelje të trefishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, edhe për mospërdorim të rripit të sigurimit. Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve varjuan nga 35.000 deri në 54.000 lekë të rinj;

٠janë ndëshkuar 6 drejtues mjetesh për shkelje të dyfishtë, krahas tejkalimit të shpejtësisë mbi normat e lejuara, edhe për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit. Masat administrative ndaj këtyre drejtuesve varjuan nga 6000 deri në 17.000 lekë të rinj.

Sakaq gjatë ditës së sotme makina inteligjente është zhvendosur në një tjetër qark të vendit.