Ka krijuar monopol? Autoriteti i Konkurrencës mbyll hetimet për “Noa Control”: Nuk ka shkelje

177
Sigal

Ditën e sotme, Autoriteti i Konkurrencës kambyllur hetimin paraprak të nisur ndaj kopmanisë “Noa Control”.

Kujtojmë se kjo kompani ishte vënë nën hetim për shkak të dyshimeve se si një ndërmarrje me të drejta të veçanta kishte abuzuar me pozitën e saj duke ofruar jo vetëm shërbimin e verifikimit të instrumenteve shpërndarës të karburantit, por edhe shërbime të tjera,

Mes tyre mund të përmendim inspektimin e depozitave të naftës, lëshimin e vërtetimeve teknikë për kompanitë e përpunimit e tregtimit të karburante, që sipas ligjit mund të ofrohen lehtësisht edhe nga kompani të tjera.

Në njoftimin e sotëm, Autoriteti i Konkurrencës del në përfundimet se nuk kishte shenja se kjo kompani po shkelte apo kufizonte konkurrencën.

Njoftimi i Plotë

Komisioni i Konkurrencës morri në shqyrtim raportin e Sekretariatit mbi hetimin
paraprak ndaj ndërmarrjes NOA CONTROL SHPK, në tregun e ofrimit të shërbimit të kontrollit
ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit
dhe gazit të lëngshëm.

NOA CONTROL SHPK, në bazë të Kontratës së Koncesionit “Për shërbimin e kontrollit ligjor të
instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit
të lëngshëm” të nënshkruar me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ka të drejtën e vetme dhe
ekskluzive të kryejë shërbimin e kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të
instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm në të gjithë territorin e Republikës
së Shqipërisë, gjatë gjithë periudhës koncesionare.

Në përfundim të procedurës hetimore, nuk u evidentuan shenja të kufizimit të konkurrencës nga
ana e ndërmarrjes NOA CONTROL SHPK në ofrimin e shërbimit të verifikimit të instrumenteve
shpërndarëse të karburantit dhe GLN-së, në kuptim të nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003.

Rruga SAMI FRASHËRI, Nr. 4, Kati IV, Tiranë 1004, +355 (0) 42234504, caa.gov.al, [email protected]
Për këto arsye, Komisioni i Konkurrencës mori Vendimin nr. 884, datë 18.05.2022, nëpërmjet të
cilit vendosi mbylljen e procedurës së hetimit paraprak dhe detyrimin e ndërmarrjes NOA
CONTROL SHPK, si një ndërmarrje me të drejta të veçanta, që gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj
të respektojë parimet dhe rregullat e konkurrencës, veçanërisht parashikimet e nenit 9 të ligjit nr.
9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Në vijim të mbledhjes, Komisioni i Konkurrencës, në zbatim të nenit 70, pika 2 e ligjit, vendosi
t’i rekomandojë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si vijon:

a) Miratimin e një metodologjie për llogaritjen e ndryshimit të tarifave të shërbimeve të
ofruara nga Shoqëria Koncesionare NOA Inspect SHPK, tarifa këto të cilat duhet të jenë të
argumentuara dhe të orientuara drejt kostos;

b) Në çdo rast të ndryshimit të tarifave të ofrimit të shërbimit të kontrollit ligjor të
instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit
të lëngshëm dhe çdo shërbimi tjetër të ofruara nga Shoqëria Koncesionare NOA Inspect SHPK, të
merret paraprakisht vlerësimi ligjor i Autoritetit të Konkurrencës;

c) Miratimin e një metodologjie për vendosjen e përqindjes për instrumentat matës të
verifikuara që rezultojnë me probleme, duke implementuar rekomandimin e dhënë nga Komisioni
i Konkurrencës exante me vendimin nr. 646/2019, “Për dhënien e disa rekomandimeve në lidhje
me Draft Kontratën e Koncesionit me objekt “Për shërbimin e kontrollit ligjor të instrumenteve
matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm”,
pika II/2/a).