Deklarimi i pasurisë së Tom Doshit, ILDKP kërkon shpjegime

1049
Lidhur me pasurinë e deklaruar të deputetit Tom Doshi, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ka kërkuar shpjegime. Tom Doshi është vënë në dispozicion të inspektorëve të cilët kanë marrë përgjigjet në lidhje me deklarimin e pasurisë që ka deputeti shkodran, përpara se ai të paraqitej në Prokurori si çdo të hënë.
Pasuria e Tom Doshit është një ndër më të mëdhatë përsa i përket rangut të deputetëve të parlamentit. Kjo fale dhe biznesit të tij në tregun farmaceutik dhe atë të ndërtimit. Zyrtarisht mësohet se kontrolli i deklarimit ka qenë një veprim rutin dhe nuk ka lidhje me hetimet qe po kryhen ndaj tij nga Prokuroria e Përgjithshme për një tjetër vepër penale për të cilin ai është marrë i pandehur.
Sigal