Makina humb kontrollin në Levan-Tepelenë dhe del nga rruga, aksidentohet pasagjerja

332
Sigal

Aksident në aksin “Levan-Tepelenë”. Aksidenti ndodhi rreth orës 04:00 në afërsi të fshatit Gorishovë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Fiat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe për pasojë është plagosur pasagjerja.

NJOFTIMI I POLICISË
Rreth orës 04:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në afërsi të fshatit Gorishovë, shtetasi E. B., 38 vjeç, banues në Drizë, Fier, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar pasagjerja, shtetasja U. B., 68 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.