Mjekësi/ Shkaktarët dhe simptomat e shfaqjes së presionit të lartë të gjakut. Trajtimi për reumatizmën, aneminë dhe lukthin

206
Sigal

Si shfaqet, shkaktarët, shenjat dhe mjekimet që përdoren. Kujdes nga format e ndërlikuara

Lëngu i panxharit ul presionin e lartë të gjakut

Gjatë eksperimenteve të realizuara u tregua se as më shumë e as më pak, por një gotë uji me lëng panxhari në ditë do të ishte i mjaftueshëm për të ulur tensionin e gjakut. Efekti u dallua pas kundërveprimit të përbërësve të lëngut të panxharit ndaj mikrobeve të gjendura në gojën e njeriut. Më pas u vu re se pirja e një gote uji me lëng panxhari shoqërohej me një sërë ndryshimesh fiziologjike. Përbërësit e lëngut ndikonin në zgjerimin e enëve të gjakut dhe si rrjedhojë qarkullimin e gjakut me më shumë shpejtësi. Kjo ndihmonte në uljen e presionit të gjakut. Po ashtu perime të tjera përmbajnë nitrate në sasi të larta, si panxhari, përfshirë spinaqin dhe marulen. Kështu një grup shkencëtarësh në Londër, realizuan një eksperiment, ku disa njerëz duhet të pinin gjysmë litri lëng panxhari, ndërsa disa të tjerë të pinin gjysmë litri ujë. Personat të cilët kishin pirë lëng panxhari filluan të shfaqnin shenja të uljes së presionit të gjakut, vetëm pas pak orësh. Pas dy orëve enët e gjakut ishin zgjeruar dhe gjaku qarkullonte më lehtësisht.

Si shfaqet presioni i lartë i gjakut?

Presioni i lartë i gjakut përbën sëmundje kur ai shfaqet në vazhdimësi, me gjithë prirjet për normalizim të përkohshëm të herëpashershëm. Si i tillë, ai do të pasohet edhe me çrregullime në punën e indeve dhe të organeve, sidomos të zemrës, të trurit dhe të veshkave. Sëmundja e presionit të lartë të gjakut në ecurinë e saj pasohet me ndryshime në strukturën indore të organeve dhe çrregullime në funksionet e tyre. Sigurisht që këto nuk janë pasoja vetëm të kësaj, por edhe të sëmundjeve të tjera, prandaj kur ato konstatohen duhen gjurmuar për gjetje të shkakut kryesor dhe atyre ndihmëse. Së pari, preket muskulatura e zemrës së majtë. Dukuria është shumë më e shprehur tek njerëzit e dhjamosur dhe diabetikë.

Kush janë shkaktarët e presionit të lartë të gjakut?

Kripa, kafeja, alkooli, duhani dhe droga janë armiqtë më të mëdhenj të shëndetit normal dhe provokatorët më të rrezikshëm të sëmundjes së presionit të lartë të gjakut. Dhjami, gjalpi, djathi dhe ëmbëlsirat, janë të këshilluara të merren në sasi sa më të vogël nga personat që nuk kryejnë veprimtari fizike. Kufizime duhen bërë edhe në brumëra. Mbajtja e peshës në shifra të përafërta me numrin e centimetrave që tejkalojnë 1 metër të lartësisë, do të ishte mjaft e preferuar dhe e dobishme në parandalimin e sëmundjes së presionit të lartë të gjakut etj. Angazhimi në veprimtari të ndryshme shoqërore, sportive, artistike etj. këshillohet për të gjitha moshat, sidomos pas daljes në pension dhe në rini.

Simptomat me të cilat shfaqet presioni i lartë?

Sëmundja e presionit të lartë të gjakut mund të mos japë asnjë shqetësim për pacientin edhe pse mund të jetë një vuajtës për kohë të gjatë. I vetmi kriter diagnostikues është matja me aparat të posaçëm me mërkur. Këto bëhen më të shpeshta dhe më serioze në format e ndërlikuara, kur preken organe dhe sisteme si zemra, truri, veshkat etj. Dhimbja në brendësi të kraharorit, lodhja e shpejtë, çrregullimet e ritmit, të kujtesës, të gjumit.

Specialistët e sëmundjeve të gjakut, duke iu larguar pak kurave farmaceutike, këshillojnë kurat me bimë jeshile, ku futen çikoret, spinaqi, etj. Janë shumë të rëndësishme për të ripërtërirë gjakun dhe për ta shtuar atë në sasi.

Cili është mjekimi për kurimin e sëmundjes së gjakut?

Përvoja ka treguar se edhe kurat popullore kanë dhënë rezultate të shkëlqyera në shërimin e shumë sëmundjeve, përfshi edhe sëmundje të ndryshme të gjakut. Mes të cilave është edhe sëmundja e anemisë. Specialistët e sëmundjeve të gjakut, duke iu larguar pak kurave farmaceutike, këshillojnë kurat me bimë jeshile, ku futen çikoret, spinaqi, etj., janë shumë të rëndësishme për të ripërtërirë gjakun dhe për ta shtuar atë në sasi. Nisur nga kjo dhe shumë të dhëna të tjera, pacientëve iu rekomandohet të përdorin në dietën e tyre të përditshme sa më shumë bimë jeshile. Në shumë raste sëmundja e anemisë, fillon të shfaqet që në moshën 2 muajshe. Kjo vlen sidomos për ato rastet kur anemia është e trashëguar nga nëna tek fëmija.

SHKENCËTARËT/ Karota, ilaç për reumatizmën, aneminë dhe lukthin

Karota është e pazëvendësueshme për shëndetin e njeriut. Lëngu ditor i karotës në sasi prej 50-150 gramësh është ilaç efikas te reuma dhe gihiti (sasi e rritur e thartirës urike në gjak). Karota ndihmon në kurimin e anemisë, rregullon tretjen në lukth, rrit peristaltikën e zorrëve. Ajo ështe efikase edhe për diarrenë, tëmthin, mëlçinë.

Studimi i ri ngre alarmin: Një miliard të rinj në rrezik për humbjen e dëgjimit për shkak të kufjeve dhe muzikës së lartë

Më shumë se një miliard adoleshentë dhe të rinj janë potencialisht në rrezik të humbasin një pjesë të dëgjimit të tyre për shkak të përdorimit të shpeshtë të kufjeve dhe dëgjimit të muzikës me zë shumë të lartë ose ndjekjes së koncerteve të muzikës live. Studiuesit e këtij hulumtimi u bëjnë thirrje qeverive të botës që ta marrin më seriozisht këtë çështje dhe t’i japin përparësi urgjentisht politikave të reja të “dëgjimit të sigurt”. Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Lorin Dillard i Departamentit të ORL në Universitetin Mjekësor të Karolinës, i cili botoi në revistën mjekësore britanike “BMJ Global Health”, analizoi dhe vlerësoi të gjitha kërkimet përkatëse të disponueshme, të cilat përfshinin gjithsej 19,046 njerëz të moshës 12-34 vjeç. Popullsia globale e moshave 12-34 vjeç u vlerësua në rreth 2.8 miliardë. Studimi i ri (rishikim sistematik dhe meta-analizë) arriti në përfundimin se praktikat e pasigurta të dëgjimit, qoftë për shkak të përdorimit të shpeshtë të kufjeve ose pjesëmarrjes së shpeshtë në evente me muzikë shumë të lartë, shqetësojnë përkatësisht 24% dhe 48% të të rinjve. Numri global i adoleshentëve dhe të rinjve në rrezik potencial për humbjen e dëgjimit vlerësohet të variojë nga 670 milionë në 1.35 miliardë. Ekspozimi ndaj zërit me volum shumë të lartë mund të dëmtojë qelizat shqisore në vesh. Nëse kjo vazhdon për një kohë të gjatë, ato mund të dëmtohen përgjithmonë, duke shkaktuar humbje dëgjimi, zhurmë në veshët ose të dyja. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vlerëson se të paktën 430 milionë njerëz në botë tashmë kanë humbje të vogla ose të mëdha të dëgjimit.

BOX

Si të parandaloni rrezikun?

  1. Ulni volumin dhe dëgjoni muzikë për periudha më të shkurtra kohore.
    2. Përdorni kufje cilësore që reduktojnë zhurmat në sfond.
    3. Nëse jeni në një koncert ose vend me muzikë të lartë, mund ta mbroni dëgjimin duke qëndruar më larg nga altoparlantët.
    4. Nëse jeni në ambiente me shumë zhurmë, shkëputuni hera-herës sa për të “qetësuar” veshët.
    5. Përdorni tapa mbrojtës për veshët.