Gëzim Zilja: TEC-et lundruese të Vlorës filluan të paguhen

254
Sigal

Skandali i rradhës ndodhi. Gati gjysma e Shqipërisë po noton në ujë për shkak të keqmenaxhimit të kaskadave të Drinit. Asnjë nuk e di se i sati është në këta nëntë vjet, që qeverisin rilindasit e kuq. Po flasin të gjithë po vështirë t’i mbyllet goja KM-së, një megalloman, delirant dhe gënjeshtar i pashembullt në këto 110 vjet Shqipëri e Pavarur. Mirë do të ishte të dëgjoheshin specialistët dhe drejtësia. Po gjetkë është halli im. Në Vlorë siç dihet janë instaluar dy TEC-e lundrues që vihen këto ditë në punë. Ka informacion që për to kanë filluar pagesat për qira, instalim dhe ca marifete të tjera. Përfundimisht këto hekurishte që do të djegin 1.200 ton mazut (KM-ja gënjeu kur tha se do të punojnë me gaz) në ditë, pasi të shkretojnë gjithçka rreth e qark, do të gllabërojnë nja 760 milionë dollarë për dy vjet. Pyetja ime është: Ka ndonjë specialist të kuq, blu apo pa ngjyrë që të shpjegojë se kujt i hyn në punë këto TEC-ce në dimër (nëntor-qershor) që do prodhojnë e shesin energji shqiptarëve me një kosto marramendëse, kur në vendet e BE-së janë të ndaluara të përdoren!?