Halil Shabani: Sinagoga, një symbol hebraik në Sarandë

696
Sigal

Halil Shabani

 Historian- Arkeolog

Jo rrallë ka ndodhur në historinë e popujve, që në pragun e shpërbërjes kombëtare të tyre, popujt e tjerë kanë hapur dyert dhe i kanë pranuar në bashkëjetesë. I tillë është edhe rasti i një komuniteti të vogël hebrenjsh, që mbijetuan në Onhezmin e lashtë, të paktën që në shekullin IV-V pas Krishtit. Dëshmia më e gjallë e tyre është kisha hebraike, apo siç quhet ndryshe sinagoga. Ashtu siç pranojnë edhe disa arkeologë apo historianë. Vendorët e lejuan komunitetin hebraik të ndërtonte pranë Bazilikës së tyre sinagogën. Deri në ditët tona këtu kanë ngelur simbolet më të mëdha të tyre si: një shandan me shtatë krahë, një qitro (frut) dhe briri i dashit në dyshemenë e një mozaiku shumëngjyrësh. Ky eveniment, jo vetëm atëherë kur qyteti shtrihej brenda mureve rrethues të Onhezmit, por edhe sot koinçidon, që të jetë në qendër të qytetit të Sarandës. Siç dihet është shndërruar vitet e fundit në një nga qendrat më të vizitueshme turistike brenda qytetit. Por lidhjet e kulturës hebraike dhe e banorëve të tyre me Onhezmin, Sarandën e periferinë e saj, nuk mbarojnë këtu. Lidhjet historike të kësaj popullsie hebraike apo çifute, vazhdojnë në periudhën Mesjetare me të ashquajturën “Lëvizje Sebatjane”. Kjo lëvizje është quajtur më e fuqishme mesiane në historinë çifute e përshkruar në Enciklopedině Judica viti 1971, vol, 14. Lëvizja  Sebatjane e popullsisë çifute kishte si bosht qëndror pikëpamjet Stare. Duke kërkuar ndryshime të thella në botën fetare të judeizmit, drejtohej kundër pushtetit të Perandorisë Otomane, për të rimarrë të drejtat politike e shpirtërore të mohuara të popullsisë çifute. Kjo shërben si shtrat i ngrohtë për shpërthimin e lëvizjeve mesiane (që në shqip do të thotë shpëtimtar apo besimi në ardhjen e Mesisë). Në krye të kësaj lëvizjeje në 1665 u vu Sabatai Zevi. Ai i dha edhe emrin e vet kësaj lëvizjeje dhe u shndërrua në prijës shpirtëror, që arriti kulmin në 1666. Aq e fuqishme u shndërrua kjo lëvizje saqë Sulltani urdhëroi arrestimin e burgosjen e tij, që udhëhiqte lëvizjen. Kjo jo vetëm nuk uli hovin e lëvizjes, përkundrazi rriti hovin e saj në tërë diasporën çifute të Perandorisë Osmane. Në vitin 1673 veziri i Stambollit vendosi dënimin me vdekje të Sabatait. Por nga përmasat e lëvizjes e ktheu dënimin me vdekje, në internim të përjetshëm të tij në Ulqin. Por përsëri ajo lëvizje nuk u shua deri në shekullin XVIII. Perandoria Osmane vendosi të zhdukë çdo gjurmë të këtij njeriu dhe ta lëvizë nga burgu i Ulqinit. Asnjë gjurmë nuk është gjetur për të, në lidhje me varrin e tij në Ulqin, apo periferi të tij.

Por prof. Muzafer Korkuti, në shkrimet e tij ka vërejtur se pranë vijës bregdetare të Jonit, në afërsi të fshatit Fterrë, gjenden toponime dhe antroponime, që kanë lidhje

të drejtëpërdrejtë me gjuhën hebraishte. Midis të tjerash këtu është një kodër me dy maja, e cila quhet Galile dhe Bërda. Ai vëren se këtu, në kodrën Galile, ka jetuar një familje hebrenjsh, që ka marrë si antroponimi përkatësinë etnike çifute. Janë evidentuar prej tij edhe emra të tjerë vendesh si: Kika, Guma, Rotua dhe emra njerëzish Rahile, Kopin etj; të cilët i përkasin sferës së gjuhës hebraishte. Profesori aludon se këtu ka shumë gjasa që ka banuar një familje hebraike e dënuar (internuar) veç nga banorët e fshatit dhe ajo të jetë familja e Sabatai Zevit. Në këtë kodër janë gjetur edhe varre. ( “Zëri i popullit” 29 maj 1992.) Në periudha më të vonshme në Sarandë e periferi të saj, janë evidentuar prania e diasporës çifute. Nga hulumtimet e deritanishme për atë komunitet rezulton se në qytetin e Delvinës kanë jetuar shumë familje hebreje. Me shumë përpjekje dhe mundim mundëm të sigurojmë një dokument zyrtar të viteve 1950 për një familje hebreje, që banonte në Delvinë e përbërë nga 7 anëtarë, me kryefamiljar Jozef Kohen. Po ashtu këtu ka banuar edhe familja e Jozef Dova. Familja Izmir Gjyshi dhe Petrit Gjyshi kishin jetuar në fshatin Xarrë të Sarandës.

Por duhet pranuar, se jo vetëm është mbajtur e fshehtë origjina nga vetë personat hebrej, por edhe nga organet e pushtetit popullor të asaj kohe. Një ligj i vitit 1953 nuk lejonte  të shkruhej në dokumenta zyrtare e sidomos në gjendjen civile origjina e tyre.

Historia e Sarandës

Saranda është një qytet me më shumë se 2000 vjet histori, ngritur në zonën e bregdetit jugor të Shqipërisë, i pasur në vlera të rralla të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike shqiptare, por edhe evropiane. Në fillimet e tij, qyteti ka shërbyer si një portë për qytetin antik të Finiqit dhe si rrjedhojë edhe si portë hyrjeje për në rajon. Kjo trashëgimi e pasur arkeologjike e gërshetuar me bukuritë e natyrës, si dhe portin e saj natyral, përbën bazën më të rëndësishme për të promovuar zhvillimin e imazhit aktual të Sarandës, si një destinacion i turizmit klasik botëror, si dhe për të tërhequr tregun e turizmit të veçantë. Saranda ka përfituar gjatë viteve të fundit prej tërheqjes së pushuesve vendas dhe të huaj. Vitet e fundit vihet re një shpërthim i industrisë së ndërtimit, i cili ka ndryshuar imazhin e qytetit nga një vend i qetë bregdetar pushimesh në një zonë masive ndërtimesh, ndër të cilat gjenden dhe shumë ndërtesa të paligjshme. Aktualisht, Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit është gjeneruesi parësor i turistëve ndërkombëtarë, të cilët vijnë kryesisht si vizitorë ditorë nga ishulli i Korfuzit në Greqi, pas një udhëtimi të këndshëm rreth një orë me

Për herë të parë emri i Sarandës përmendet në vitin (1412).Deri ne shekullin e 4 pas Krishtit ishte nen perandorine Romake dhe kjo gje vërtetohet nga rrënojat e mureve rrethuese, pjese te te cilave ndodhen edhe ne shetitoren e qytetit. Nga shek. i 4 deri ne shekullin e 6, Saranda ishte nen perandorinë Bizantine. Saranda është qytet në jugperëndim të Shqipërisë, e vendosur në bregdetin jonian. Emri Saranda vjen nga një manastir i hershëm kristian që i kushtohet Dyzet Shenjtorëve (“Ágii Saránda” në greqisht, “Santi Quaranta” në italisht).

Më parë, në lashtësi ku dhe eshte permendur nga disa historiane te asaj kohe si Straboni, Ptolemeu, Ciceroni njihet me emërtimin, Onhezmi. Kjo fjale ka 2 kuptime. Sipas gjuhës latine, Onhezi ishte një ere juglindore e cila frynte dhe lehtesonte udhetimet dhe kuptimi i dyte eshte se sipas legjendave Onkizi ishte babai i Eneas. Dhe shumë më vonë, gjatë pushtimit fashist italian të Shqipërisë më 1939, u quajt Porto Eda për nder të vajzës më të madhe të Benito Mussolinit. Onhezmi (Saranda), ne lashtesi ishte nje qytet port. Ajo ishte nje nga portat ne mund ta quajme te tille, e cila bënte lidhjen e ballkanit perëndimor me vendet e Europes lindore, dhe një pikë strategjike ekonomike shumë e favorshme për ilirët. Nga veriu qyteti Sarandë kufizohet me Kakomenë dhe Hamalloin, nga juglindja me Lëkurësin (fshati shpërngulur qysh në kohën e Luftës së Lëkurësit, më 1878, sot topogërmadhë), nga lindja me Gjashtën dhe nga perëndimi me Detin Jon. Saranda ka një klimë tipike mesdhetare. Saranda ka numrin më të lartë të ditëve me diell edhe në Evropë, mbi 270 ditë. Pasuritë natyrore. Zona e Sarandës karakterizohet nga një numër i madh habitatesh natyrore, gjysmënatyrore dhe artificiale. Ka një bimësi të larmishme tipike mesdhetare. Zona njihet për prodhimin e agrumeve dhe ullirit, ndërkohë që pemët frutore zënë rreth 30 për qind të sipërfaqes. Pasurisë bimore të Sarandës i shtohet edhe bimësia ujore e detit Jon. Në thellësitë e Jonit nuk mungojnë edhe koralet.