Makina e drejtuar nga një 35-vjeçare përplas motorin, plagosen dy persona. Detajet e aksidentit

214
Sigal

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë në në bulevardin “Ismail Qemali”.

Sipas policisë, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy shtetas, të cilët janë plagosur.

Njoftimi:

Sot, rreth orës 06:25, në bulevardin “Ismail Qemali”, një automjet tip “Toyota”me drejtuese shtetasen A. P., 35 vjeçe, është përplasur me një motomjet në të cilin udhëtonin dy shtetas ende të paidentifikuar, të cilët si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.