Makina del nga rruga në Bulqizë, plagoset rendë një person

299
Sigal

Një person është plagosur në fshatin Strikçan të Bulqizë pasi një automjet tip Benz ka dalë nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur këtë mëngjes teksa nuk dihen shkaqet se pse automjet ka dalë nga rruga duke shkaktuar edhe plagosjen e personit.

I plagosuri është Elton Neziri, 33 vjeç që pritet të transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.