Në kërkim për dhunë dhe drogë, arrestohen dy persona

304
Sigal

Dy persona të shpallur në kërkim kombëtar prej kohësh janë ndalur nga policia ditën e sotme.

Në njoftimin për media, Policia e Durrësit njofton se të ndaluarit janë G. D., 46 vjeç, banues në Sukth dhe G. K., 32 vjeç, banues në fshatin Picrrakë, Krujë.

Për shtetasin G.D., Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Ndërsa për shtetasin G. K., Gjykata e Apelit Tiranë i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasit:

G. D., 46 vjeç, banues në Sukth, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

G. K., 32 vjeç, banues në fshatin Picrrakë, Krujë, sepse Gjykata e Apelit Tiranë i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.