Makina del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec, një person në gjendje të rëndë

55
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Korçë-Pogradec, në fshatin Zvirinë. Burimet paraprake bëjnë me dije se një mjet ka dalë nga rruga, ku për pasojë një person është plagosur.

Mjeti ka humbur kontrollin, e më pas ka dalë nga rruga. Personi i plagosur, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka nisur nga hetimet, për të hedhur dritë mbi këtë aksident.